/media/3607/misioni-i-fundit-i-marius-andersen.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131528146760000000

Lamtumira e z. Marius Andersen në ASK

18/10/2017

Agjencinë e Statistikave të Kosovës e ka vizituar Koordinatori për Kosovë nga Eurostati, z. Marius Andersen. Kjo edhe ishte vizita e fundit e tij në Kosovë gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në Eurostat.

Z. Andersen ishte caktuar nga Eurostati si koordinator i sistemit statistikor për vendet në zgjerim për Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë periudhës pesëvjeçare, z. Andersen ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ASK-në dhe Sistemin Statistikor të Kosovës në tërësi. Së fundi, ai ishte edhe pjesë përbërëse e ekipit për Vlerësimin e Sistemit Statistikor të Kosovës “Peer Review”, që është kryer në korrik të këtij viti.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është shumë falënderuese ndaj z. Andersen për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ASK-së dhe stafit të saj, si gjatë misioneve të tij në Kosovë, raportimeve korrekte për Kosovën në Eurostat,  e po ashtu edhe gjatë mbështetjes së dhënë stafit të ASK-së në trajnimet e tyre afatgjata, apo edhe të vizitave të tjera zyrtare në Eurostat.

Zhvillimi dhe avancimi i mëtejmë i Sistemit Statistikor të Kosovës është pjesë e kontributit të z. Andersen. Me këtë rast, ASK-ja uron që z. Andersen ta ketë lënë rrugën hapur drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.