/media/1984/twinning.png?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131205660720000000

Konferencën përmbyllëse për Projektin e BE-së për Binjakëzim ndërmjet ASK-së dhe Statistikave të Danimarkës

29/02/2016

 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim të ngushtë me Zyren e BE-së në Kosovë, sot organizuan Konferencën përmbyllëse për Projektin e Binjakëzimit ndërmjet ASK-së dhe Statistikave të Danimarkës. Projekt ky, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Konferenca u organizua në ambientet e Hotelit Swiss Diamond, ku pati pjesëmarrës nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kurse, panelistë ishin: Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, z. Isa Krasniqi; përfaqësuesi i Zyres së BE-së në Kosovë, z. Luis Castellar-Maymo; drejtori i Statistikave të Danimarkës, z. Carsten Zangenberg; si dhe udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit nga Statistikat e Danimarkës, z. Jesper Ellemose Jensen.

Në fjalën e tij të hapjes, Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, z. Krasniqi fillimisht falëndëroi Zyren e BE-së në Kosovë për financimin e këtij projekti trevjeçar, duke theksuar se Bashkimi Evropian dhe donatorët e tjerë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e statistikave zyrtare dhe ndërtimin e një sistemi statistikor të mirëfilltë në Kosovë, duke qenë financues jo vetëm të këtij projekti por edhe të shumë projekteve të tjera madhore për ASK-në dhe vetë Kosovën. Po ashtu, z. Krasniqi falënderoi edhe stafin e ASK-së, të cilët ndihmuan në realizimin e këtij projekti. Z. Krasniqi përmendi në mënyrë kronologjike projektet madhore të financuara nga donatorët, duke filluar nga: Regjistrimi i Popullsisë 2011, Regjistrimi i Bujqësisë 2014, Anketa e Grupimit të Treguesve të Shumfishtë (MICS), Projekti me SIDA-n suedeze 2014 – 2017, Projekti i Binjakëzimit dhjetor 2013 – mars 2016 dhe projekte të tjera.

Më pas, ai foli edhe rreth objektivave të këtij projekti, siç ishin: Forcimi i Sistemit Statistikor të Kosovës me fokus të veçantë përmirësimi i Llogarive Kombëtare, statisitkat e Biznesit, në perputhje me statndardet e BE-së, dhe modernizimi i Sistemti të Teknologjisë Informative dhe shpërndarjes së të dhënave në ueb; si dhe, komponenët e Projektit të shpërndara sipas fushave.

Ndërkaq, z. Luis Castellar-Maymo, nga Zyre e BE-së në Kosovë tha se ne kurrë nuk mund të theksojmë sa duhet rëndësinë e të dhënave statistikore të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sakta si një parakusht për vendime strategjike. Hartuesve të politikave u duhen më shumë të dhëna cilësore statistikore për ta mbështetur hartimin e politikave dhe planifikimin për zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe të tregut të orientuar. Ai, po ashtu tha se Projekti i binjakëzimit është përfunduar, por tani është një moment kyç për ASK-në, që të tregojë se me investimet e BE-së janë ndërtuar kapacitetet dhe se mund ta mbajnë lart punën e mirë. Po ashtu, është në interes të madh për Qeverinë e Kosovës që ta mbajë këtë trend pozitiv për zhvillimin e ASK-së. Megjithatë, pohoi z. Luis Castellar-Maymo se siç është thënë në raportin e Kosovës 2015, ASK-ja ka nevojë për mbështetje të menjëhershme në burimet njerëzore dhe financiare, në mënyrë që të jetë në gjendje për ta përmbushur mandatin e saj dhe të bëhet institucion i besueshëm me reputacion të lartë.

Nga Projekti i Binjakëzimit, pati dy prezantime të detajuara. Udhëheqësi i këtij projekti nga Statistikat daneze, z. Jesper Ellemose Jensen foli rreth implementimit, për ekspertët nga vendet e ndryshme të vendeve të BE-së, rreth përvojave dhe rezultateve. Kurse, drejtori i Statistikave Daneze, z. z. Carsten Zangenberg, prezantoi Parimet e statistikave zyrtare.

Në fund të Konferencës, pati edhe pyetje e përgjigje, kryesisht drejtuar drejtorit të Statistikave Daneze, z. Carsten Zangenberg.