/media/4993/ke_mics29082019.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=132115688430000000

Fillon Paratestimi e Pyetësorëve të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (e njohur si MICS6

29/08/2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me UNICEF-in është duke zhvilluar paratestimin e pyetësorëve të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (e njohur botërisht si MICS6).

Për të parë nga afër ecurin e realizimit të paratestimit të pyetësorëve të Anketës MICS6, gjatë ditës së sotme, kanë dalë në terren edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Isa Krasniqi dhe shefi i Zyres së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Shahin.

Vizita në terren u realizua në fshatin Hajvali të Komunës së Prishtinës, ku bashkë me anketuesit u mirëpritën në një familje nga ky fshat, ku edhe u zhvillua anketa.

Kryeshefi i ASK-së, z. Isa Krasniqi falënderoi UNICEF-in për përkrahjen e vazhdueshme financiare dhe ekspertizës ndërkombëtare që i jep ASK-së. Po ashtu, ai iu falënderua edhe familjes mikëpritëse në Hajvali.

Ndërkaq, shefi i Zyres së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Shahin ndër të tjera tha se UNICEF-i është shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka me Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe realizimin e kësaj ankete në terren, krahasuar me vendet e tjera në Rajon.

Anketat e Treguesve të Shumëfishtë (MICS) janë anketa të ekonomive familjare të dizajnuara për të siguruar informata të përditësuara mbi gjendjen e fëmijëve, grave dhe burrave, dhe për t’i matur treguesit kyç, që iu mundësojnë shteteve ta monitorojnë progresin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) dhe qëllimeve, caqeve dhe treguesve të tjerë të rënë dakord në nivel ndërkombëtar.

MICS-i në Kosovë është realizuar për herë të parë në vitet 2013-2014. Ndërkaq, tani është rundi i dytë i kësaj ankete.