/media/3728/viber-image.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131575674070000000

Ekspertët suedezë të Statistikave të Suedisë (SCB) vizituan Kosovën

08/12/2017

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës nga 4-8 dhjetor u realizua një vizitë nga ekspertë suedezë të komunikimit nga Statistikat e Suedisë (SCB), Ms. Anna Blomen dhe Mr. Håkan Morberg. Ky mision u realizua në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndërmjet ASK-së dhe Statistikave të Suedisë (SCB), komponenta e Diseminimit / Analizës. Temë e këtij misioni njëjavor ishte “Përdorimi dhe komunikimi i statistikave”.

Qëllimi i misionit ishtë përmirësimi i diseminimit (shpërndarjes) të të dhënave statistikore përmes webfaqes së ASK-së, si dhe përmirësimi i perceptimit të grupeve të interesit dhe përdoruesve mbi statistikat e ASK-së.

Ekspertët e SCB-së patën një mori takimesh me stafin e ASK-së dhe institucionet e tjera të Kosovës, si: ZKM/Zyren për Planifikime Strategjike, BQK-n, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Universitetin e Prishtinës/Fakultetin e Bujqësisë, me Kolegjin “UBT” dhe me OJQ-n “Gratë për gratë”. Po ashtu, u zhvilluan takime edhe me organizata ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë intervistave të kryera nga ekipi i SCB-së, janë bërë vlerësime shumë pozitive për punën e ASK-së, si dhe janë dhënë sugjerime për përmirësimet e mëtutjeshme të shpërndarjes së të dhënave dhe kontakteve me përdorues.

Pas vlerësimit “Peer review”, ky ishte edhe një vlerësim tjetër ndërkombëtar për ASK-n.