/media/1985/kascb.jpg?anchor=center&mode=crop&width=750&height=448&rnd=131205665600000000

ASK realizon një vizitë studimore mbi menaxhimin në Statistikat e Suedisë (SCB)

10/10/2016

Me përkrahjen e SIDA-s, ASK-ja po realizon një vizitë studimore mbi menaxhimin në Statistikat  e Suedisë (SCB). Pjesëmarrës në këtë takim është KE i ASK-së, Z. Krasniqi, drejtorët e departamenteve, si dhe stafi nga Departamenti i Politikave, Planifikimit, Koordinimit dhe Komunikimit. 
Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave nga Statistikat e Suedisë. Gjatë kësaj vizite, fillimisht janë mbajtur prezantime rreth rolit dhe autoritetit të Zyrës Qendrore të Statistikave të Suedisë, si dhe rreth koordinimit të Sistemit Kombëtar Statistikor. 

Gjithashtu, janë duke u mbajtur seminare te remdësishme rreth planifikmit dhe proceseve përcjellëse të aktiviteteve të planifikuara, duke u pasqyruar në detaje të gjithë hapat që ndërmerren për Sistemin e Menaxhimit të Performancës.