Kryeshefi i ASK

Isa Krasniqi – Kryeshef Ekzekutiv i ASK-së

----------------------------------------------------------------

Përvoja e mëhershme

Në vitet shkollore 1994-1998, në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, ka ligjëruar lëndën e informatikës.

Trajnues i angazhuar nga organizata “Soros”, gjatë viteve 1997/98, në komunën e Klinës. Është marrë me trajnime në sistemin operativ DOS, Windows dhe Microsoft Office.

Në vitin 1999, ka mundësuar realizimin teknik të agjencisë së lajmeve “Kosovapress” dhe “Radios Kosova e Lirë”. Deri në fund të vitit 1999, ka qenë drejtor i agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.

Nga fundi i vitit 1999 deri në prill të vitit 2003, ka qenë drejtor i zhvillimit dhe përgatitjes teknike në kompaninë “Boksitet e Kosovës”. Në fillim të vitit 2000 deri në fund të vitit 2002, ka qenë pronar dhe trajnues i shkollës kompjuterike dhe internetit “Elcom” në Klinë.

Nga prilli deri në tetor të vitit 2003, ka qenë udhëheqës i Divizionit të Rrjeteve dhe Sistemeve Telekomunikuese në Departamentin e Teknologjisë Informative në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Ka qenë njëri nga aktorët kryesor qeveritar të realizimit të projektit të aplikimit të telefonisë Centrex të PTK-së në institucionet qeveritare. Nga tetori 2003 deri në tetor të vitit 2005, ka qenë drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative në MSHP. Në fund të vitit 2003, ka qenë ideatori dhe bartësi kryesor i realizimit të email-sistemit në institucionet qeveritare të Kosovës.

Autor i themelimit të domeneve qeveritare dhe themelues i Qendrës së Re të sistemit të teknologjisë informative me seli në Kuvendin e Kosovës. Nismëtar i përkthimit të sistemit operativ Windows dhe Microsoft Office në gjuhën shqipe nga ana e korporatës së mirënjohur amerikane “Microsoft”. Njëri nga ideatorët e realizimit të projektit të rrjetit qeveritar nëpërmjet kabllos optike. Bartës i projekteve të kyçjes së komunave në rrjetin qeveritar të teknologjisë informative.

Themelues i shumë shërbimeve elektronike në institucionet qeveritare dhe përfaqësues i Kosovës në takime vendore dhe ndërkombëtare për aplikimin e teknologjisë informative dhe e-Qeverisjes në institucionet shtetërore. Në fillim të vitit 2008 ka qenë këshilltar i Ministrit të MAP-it për TI.

Kryesues i Grupit të punës për hartimin e Planit të Veprimit për zabtimin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike.

Është hartuesi kryesor i Kornizës së Interoperabilitetit të Republikës së Kosovës.

Edukimi: Fakulteti Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës, 1994 Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës (5 vite studime), drejtimi elektronik.

Specializimet (trajnimet)

Ka marrë pjesë në takimin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore lidhur me teknologjinë informative, të mbajtur në Bruksel, dhe në Konferencën III ndërkombëtare të organizuar nga CISCO në Lubjanë dhe në Konferencën V ndërkombëtare të telekomunikacionit, të mbajtur në Portorozh të Sllovenisë.

Ka përfaqësuar institucionet qeveritare në Romë lidhur me realizimin e projekteve të teknologjisë informative nëpër komuna të Kosovës etj. Ka marrë pjesë në seminare dhe takime të shumta në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA lidhur me teknologjinë informative dhe e-Qeverisjen. Ka kryer këto trajnime profesionale:

- Advanced Management Training of Information Technology (AMTIT).

- Microsoft Certified Solution Developer (MCSD).

- Microsoft Certified Application Developer (MCAD).

- Microsoft Certified Systems Engineer (MCSE).

Është arritur të marr diploma në trajnimet në Slloveni dhe në Estoni për shërbimet e qeverisjes elektronike.

Në vitin 2009 është certifikuar për menaxhment në UBT.

Publikimet:

Është autor i prezantimit “e-Qeverisja, gjendja aktuale dhe perspektiva në Republikën e Kosovës” në Konferencën ndërkombëtare për “e-Qeverisja”.

Është autor i prezentimit “e-Qeverisja – e-Prokurimi” në Konferencën ndërkombëtare për administratën publike.

Është ideatori dhe njëherit autori kryesor i hartimit të “Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2009-2015” të Republikës së Kosovës, ku ka përfshi edhe modulin e Statistikave Elektronike, Regjistrat Elektronik dhe GIS-in nacional.

Është autor i shumë web aplikacioneve.

Njohja e gjuhëve të huaja:

Njeh gjuhën angleze, serbe dhe kroate.