ASK Metadata

Metadatat referenciale ose raportet e cilësisë, përshkruajnë konceptet dhe metodologjitë statistikore të përdorura për mbledhjen dhe gjenerimin e të dhënave. Ato gjithashtu sigurojnë informacion mbi cilësinë e të dhënave. Në këtë mënyrë ato ndihmojnë përdoruesit në interpretimin korrekt të të dhënave.

Aktualisht KAS përdor dy formate standarde për dokumentimin e metadatave referenciale: ESMS (Euro SDMX Metadata Structure) dhe ESQRS (ESS Standard Quality Report Structure) të cilat janë standarde që përdoren në Sistemin Evropian Statistikor.

Qëllimi i raporteve në format ESMS është të dokumentojë, metodologjitë, aspekte të cilësisë dhe procese të prodhimit statistikor në përgjithësi, ndërsa raportet në format ESQRS japin informacion më të detajuar për të vlerësuar cilësinë e të dhënave.

ESMS
ESQRS