Metadata

| |

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare – Sektori i Çmimeve.
      1. Ibish Asllani Raif Gashi
      1. Udhëheqës i Divizionit të çmimeve , Zyrtar i statistikave të çmimeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. Ibish.Asllani@rks-gov.net raif.gashi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 125 dhe + 381 38 200 31 117
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 23/11/2017
      1. Indekset e harmonizuara të çmimeve të konsumit (IHÇK) japin matje të krahasueshme të inflacionit për vendet dhe grupet e vendeve për të cilat ato prodhohenr. Ato janë tregues ekonomikë që masin ndryshimin në kohë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit të fituara nga ekonomitë familjare. Me fjalë të tjera, ato janë grup i indekseve të çmimeve të konsumit (IÇK) të llogaritura sipas qasjes së harmonizuar dhe një grupi të vetëm të përkufizimeve.
      1. IHÇK klasifikohet sipas pesë kategorive të nivelit-shifror dhe nën-kategorive të COICOP / IHÇK (Klasifikimi i Konsumit Individual Sipas Qëllimit) Përshtatur për nevojat e IHÇK). (COICOP STRUKTURA PESËSHIFRORE DHE SHËNIMET SHPJEGUESE) Titujt kryesorë të COICOP/IHÇK: 00. Të gjitha - artikujt (indeksi global) 01. Ushqimi dhe pijet jo-alkoolike 02. Pijet alkoolike dhe duhani 03. Veshjet dhe mbathjet 04. Strehimi, uji, rryma, gazi dhe karburantet tjera 05. Orendi, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë 06. Shëndetësi 07. Transport 08. Komunikim 09. Rekreacion dhe kulturë 10. Arsim 11. Restorante dhe Hotele 12. Mallra dhe shërbime të ndryshme
      1. IHÇK mbulon tërë sektorin e familjes, më saktësisht mallrat dhe shërbimet të cilat janë përvetësuar nga familjet, përfshirë familjet rezidente dhe jo-rezidente.
      1. Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është themeluar në maj të vitit 2002. Ajo ka qenë / është duke u zhvilluar vazhdimisht dhe duke u përmirësuar në përputhje me rregulloret dhe standardet e BE-së. Me indeksin e dhjetorit 2014, peshat e reja kryesisht bazuar në të dhënat e Llogarive Kombëtare u prezantuan duke sjellë mbulimin e IÇK më shumë në përputhje me Indeksin e Harmonizuar Evropiane të çmimeve të konsumit. Si e tillë IÇK nga dhjetori 2014, është në fakt IHÇK. Për të reflektuar këtë, nga indeksi i muajit janar 2015, IÇK u riemërua IHÇK. IHÇK do të zhvillohet vazhdimisht duke shkuar përpara për të zbatuar të gjitha rregulloret dhe udhëzimet aktuale dhe të ardhshme të IHÇK të cilat për momentin janë zbatuar vetëm pjesërisht. Të dhënat e publikuara janë si në vijim:: Të dhënat mujore: - Indekset (IHÇK Dhjetor 2014=100) - Baza mujore e IÇK Maj 2002=100 - Normat vjetore të ndryshimit - Normat mujore të ndryshimit - Norma mesatare 12-mujore e ndryshimit Të dhënat vjetore: - Indeksi mesatar dhe shkalla e ndryshimit - Peshat e vendit - Peshat e artikujve
      1. Çdo tregues i publikuar apo shkalla e ndryshimit i referohet shpenzimeve të konsumit final monetar "të të gjithë sektorit të amvisërisë të subjektit përkatës gjeografik.
      1. Universi statistikor në cak është "shpenzimet e fundit në konsum monetar të ekonomisë familjare '(SHKMFEK) brenda territoreve ekonomike të vendeve në hartimin e IHÇK-së. Sektori familjar për të cilën referohet përcaktimi përfshin të gjithë individët ose grupet e individëve, pavarësisht nga, në mënyrë të veçantë, lloji i fushës në të cilën jetojnë, pozita e tyre në shpërndarjen e të ardhurave dhe statusi i tyre kombëtar rezident. Këto përkufizime ndjekin konceptet e llogarisë kombëtare në Sistemin Evropian të Llogarive (ESA 1995). IHÇK përfshin të gjitha produktet dhe shërbimet e blera në transaksione monetare nga ekonomitë familjare brenda territorit të një vendi; të të dyjave, familjeve rezidente dhe jo-rezidente (dmth 'koncepti i brendshëm'). IHÇK mbulon çmimet e paguara për mallra dhe shërbime në transaksionet monetare. Çmimet e matura janë ato që përballen në fakt nga ana e konsumatorëve. IHCK përjashton ngarkesat e interesit dhe kredisë, duke iu referuar atyre si kosto të financimit dhe jo të shpenzimeve të konsumit.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. IHÇK për Kosovën është në dispozicion nga janari 2015. IÇK (i cili kryesisht përdoret në ABEF si burim i peshave dhe mbulon vetëm ekonomitë shtëpiake rezidente) është në dispozicion nga maji 2002 deri në tetor 2017.
      1. Periudha e referencës së treguesit është dhjetor 2014 = 100.
      1. • Indeksi (njësia më e vogël, megjithatë, IHÇK mund të mendohet si shuma e mesatares që konsumuesi do të duhet të shpenzojë në një vit të caktuar për të blerë të njëjtat mallra dhe shërbime themelore që do të duhet të paguajë 100 njësi monetare në periudhën bazë .) • Ndryshimi i përqindjes në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (normat) • Ndryshimi i përqindjes në muajin e kaluar (normat) Përqindja e pjesës së përgjithshme (peshat).
      1. Mujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është mujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht: http://ask.rks-gov.net/media/3651/indeksi-i-harmonizuar-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit-tetor-2017.pdf
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e IHÇK publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave http://ask.rks-gov.net/media/3651/indeksi-i-harmonizuar-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit-tetor-2017.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Në përgjithësi, IHÇK është veçanërisht e përshtatshme për krahasimet ekonomike ndërvendore. Përdoruesit kryesorë, përveç atyre më sipër, përfshijnë bankat qendrore kombëtare dhe institucionet e tjera financiare; analistët ekonomikë, mediat dhe publiku i gjerë.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Mallrat dhe shërbimet e zgjedhura për shportën janë ato më të rëndësishme për konsumatorët; kanë një pjesë të konsiderueshme në konsumin total; më mirë pasqyrojnë ndryshimet e çmimeve të produkteve të përafërta. Rekomandimet metodologjike janë marrë parasysh sa më shumë që është e mundur, megjithatë, IHÇK në Kosovë është ende në zhvillim e sipër. Çmimet mblidhen në llojet e ndryshme të tregjeve, supermarkete, tregje, etj, në 10 komua të vendit, disa prej tyre edhe nëpërmjet internetit dhe me telefon. Ato reflektojnë situatën e çmimeve në të gjithë vendin. Niveli më i lartë i peshave të publikuara janë të bazuara në të dhënat e strukturës së shpenzimeve të konsumit final monetar të ekonomive familjare, pesha të papublikuara në nivelin më të detajuar rrjedhin nga ABEF. Tregjet nga të cilat çmimet janë grumbulluar janë zgjedhur për të përfaqësuar rrjetin ekzistues të tregtisë dhe të shërbimeve. Ekonomitë familjare private janë të përfshira, pavarësisht të ardhurave të tyre. Koncepti i brendshëm është në fuqi.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Për IHÇK, gabimet e jo-mostrave nuk janë kuantifikuar. Eurostati dhe ISK (Institutet Statistikore Kombëtare) përpiqen të reduktojnë gabimet e moszgjidhjes së mostrave nëpërmjet përmirësimeve të vazhdueshme metodologjike dhe përmirësimeve të procesit të anketimit të tilla si grumbullimi i çmimeve i asistuar me kompjuter (ende nuk përdoret për mbledhjen e çmimeve në Kosovë) e cila mund të ndihmojë për të shmangur gabimet në kodim dhe gabimet gjatë shtypjes. Njësia për shkallën e mos-përgjigjes Çmimet me pakicë të produkteve të zgjedhura përfaqësuese dhe shërbimet e përdorura për llogaritjen e IÇK dhe tani të IHÇK monitorohen në degët e zgjedhura (p.sh. dyqane, tregje, artizanate dhe organizime të tjera). Në pikat e shitjes, të cilat janë përzgjedhur në mostër në fillim të vitit, çdo muaj informata për çmimet duhet të merret, pasi që numri i lokacioneve të shitjeve gjatë vitit nuk duhet të ndryshohet. Prandaj, çdo muaj ne synojmë të kemi 100% përgjigje të njësive. Shkalla e e mos-përgjigjes për artikuj Në rastin e mospërgjijges për artikuj kufizimet e ngjashme metodologjike janë të vlefshme si në rastin e mos-përgjigjes së njësisë. Numri i çmimeve të cilat do të mblidhen për produktin e zgjedhur në degët e përzgjedhura përcaktohet në fillim të vitit dhe në përgjithësi nuk ndryshon, me përjashtim të çmimeve me pakicë të produkteve sezonale. Në rastin e mëvonshëm, çmimi mbledhet vetëm në ato muaj kur ato shiten në treg (p.sh. gjatë sezonit). Nëse një artikull në një treg zhduhet, ajo zëvendësohet nga mbledhësit e çmimeve duke ndjekur udhëzimet procedurale me shkrim.
      1. Periudha referuese është mujore. Shpërndarja e të dhënave përfundimtare është 10 ditë pas perfundimit të periudhes referuese (N + 10).
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Rregulloret e IHÇK përgatiten nga Eurostati në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së. Për këtë arsye IHCK zhvillohet në bazë të një metodologjie të harmonizuar, dhe si e tillë ajo duhet të reflektojë vetëm lëvizjet e çmimeve dhe ndryshimet në konsumin e popullsisë në një vend individual. Puna e bërë për harmonizimin e rregullimit të cilësisë dhe metodave të mostrave në të gjitha vendet e BE-së pritet të përmirësojë më tej krahasimin e IHÇK - këto zhvillime duhet ende për t'u zbatuar në IHÇK kosovare.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Seritë e IHÇK, përfshirë të dhënat mbrapa, janë të rishikueshme sipas kushteve të përcaktuara në Rregulloren e Komisionit (EC) Nr. 1921/2001 të 28 shtator 2001. Të dhënat e publikuara të IHÇK mund të rishikohen për gabimet, për të dhëna të reja ose të përmirësuara, dhe për ndryshimet në sistemin e rregullave për harmonizim.
      1. Të dhënat janë përfundimtare kur publikohen për herë të parë dhe nuk janë subjekt i rishikimeve nëse nuk gjenden gabime. Ndryshimet e mëdha në metodologji njoftohen paraprakisht, ndërsa informacioni mbi ndryshimet e vogla metodologjike jepet në shpjegimet metodologjike dhe në faqen e internetit të Zyrës Statistikore: http://ask.rks-gov.net Lëvizja për IHÇK nga IÇK u njoftua në publikimin mujor janar 2015.
      1. Zgjedhja e produktit, marrja e mostrave dhe mbledhja e të dhënave janë të kryera nga ISK. Ka një shumëllojshmëri në burime të të dhënave edhe për peshat (Llogaritë Kombëtare, Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare etj), edhe për çmimet (bëhen vizita tek shitësit lokalë dhe ofruesit e shërbimeve si dhe mbledhjet qendrore nëpërmjet postës, telefonit, e-mailit dhe internetit). Lloji i anketimit të përdorur zgjedhet nga ISK. Megjithatë, të gjitha IHÇK bazohen në matjen e vazhdueshme të një mostre të specifikuar të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. IHÇK duhet të bazohet në mostra të mjaftueshme që japin rezultate të besueshme dhe të krahasueshme, duke marrë parasysh diversitetin kombëtar të prodhimeve dhe çmimeve. Për më tepër, pasi produktet ose shitoret me pakicë zhduken nga tregu, ato duhet të zëvendësohen me të reja. IHÇK kërkohet të jetë e bazuar në mostra më të reja (freskuara), në veçanti duke ndaluar praktikën ku çmimet “e zhdukura” supozohen thjesht të jenë të barabarta me çmimet e fundit të vëzhguara. IHÇK do të përfshijë një produkt të ri kur ai produkt arrin vëllimin e shitjes prej mbi një pjesë për mijë të shpenzimit të konsumatorit prej totalit të mbuluar nga IHÇK. Mbledhësit e të dhënave të ASK-së, të cilët janë të bazuar në shtatë qendra rajonale, mbledhin rreth 5000 çmime në më shumë se 800 shitore gjatë periudhës 10 - 20 të çdo muaji. Ata marrin çmimet në dyqane, tregje dhe degë të tjera të shitjes me pakicë në dhjetë komuna të Kosovës: • Ferizaj • Gjakovë • Gjilan • Istog • Mitrovicë • Pejë • Podujevë • Prizren • Prishtinë • Suharekë Stafi i zyrës qendrore të ASK-së në Prishtinë mbledh çmimet për artikuj të tillë si energjia elektrike, uji, shërbimet postare dhe të telekomunikacionit, si dhe transporti hekurudhor. Rregullorja mbi tarifat zbatohet në rastin e energjisë elektrike, ujit, shërbimet dhe lidhja e internetit, shërbimet telefonike dhe abonimet në rrjetet televizive, sigurimin e veturave dhe sigurimin shëndetësor, shërbimet e transportit me autobus dhe hekurudhor, shërbimet e kopshteve, universitet.
      1. Të dhënat mbi çmimet për mallra dhe shërbime përfaqësuese mbledhen çdo muaj, në mes të ditës 10 dhe 20 të çdo muaji nga mbledhësit e çmimeve të punësuar me orar të plotë, të punësuar në Zyrat Rajonale Statistikore (ASK).
      1. Metodat e mbledhjes së çmimeve zgjedhen nga ISK aq sa ato sigurojnë cilësi të mjaftueshme. Zgjedhja e tregut Në kushtet e huqjes së kornizës së vërtetë të mostrës, në secilin lokacion zgjedhen tregjet në bazë të njohurive/dijes mbi grumbullimin e çmimeve dhe specialistëve statistikor rajonal, bazuar në ndërtimin tonë të përgatitur për këtë qëllim. Kriteret kryesore për zgjedhjen e tregjeve në secilin lokalitet janë mbulimi i zonave të disponueshme tregtare brenda çdo lokacioni dhe përfaqësimi i llojeve të ndryshme të tregjeve. Numri i tregjeve si mostër ndryshon nga madhësia e lokalitetit dhe nga lloji i artikullit që çmimohet. Një herë në vit, zakonisht në nëntor dhe dhjetor, mostra e tregjeve rishikohet dhe përditësohet. Mostra përfshin lloje të ndryshme të tregjeve që nga stallat e tregut, dyqanet e specializuara, qendrat e mëdha tregtare, restorantet dhe hotelet, si dhe dyqanet e internetit dhe katalogjet. Çmimet për pemë dhe perime të freskëta mbledhen edhe nga tregu i hapur përveç supermarketeve dhe dyqaneve tradicionale, çmimi për telefonin celular dhe pushimin në pako në dyqanet e internetit. Shumica e çmimeve mbledhen në mënyrë tradicionale, pra në terren nga dyqanet; disa çmimet grumbullohen nga qendra, të tilla si; energjia elektrike, uji, shërbimet e lidhjes me internet, shërbimet telefonike, dhe abonimet në rrjetet televizive, sigurimi i automjeteve dhe sigurimi shëndetësor, shërbimet e transportit me autobus dhe hekurudhor, shërbimet e kopshteve, tarifat e universitetit. Teknikat për zgjedhjen e produkteve dhe specifikimit Produktet përfaqësuese me çmim përzgjedhen me paragjykim në fund të çdo viti nga stafi qendror i statistikave të çmimeve dhe mbledhësit e çmimeve të statistikave rajonale (specialistë), të cilët gjithashtu përcaktojnë specifikimet e tyre. Këto produkte zgjedhen në bazë të informacionit të marrë nga të dhënat e detajuara të ABEF-it, sugjerimet e mbledhësve të çmimeve, listat produktit të PPP, informacioni i prodhuesve, të dhënat e hulumtimit të tregut dhe burime të tjera. Mbledhësit e çmimeve janë të udhëzuar që të zgjedhur produktin më të përshtatshëm në dispozicion në treg duke marrë parasysh specifikimet e tij, si dhe udhëzimet për zgjedhjen e produktit. Specifikimet për shërbime/mallra individuale janë pak a shumë të detajuara; duke treguar madhësinë, njësinë, materialet, markën dhe karakteristikat. Specifikimi varet edhe nga natyra e produktit. Nëse produkti ka shumë karakteristika të cilat mund të kenë ndikim në çmimin e vet, atëherë specifikim është më i saktë. Për disa produkte, të tilla si ushqimi dhe disa veshje, specifikimet janë të lirshme.
      1. ASK ka ndërmarrë vlefshmërinë e të dhënave, megjithatë, kufizimet e burimeve kufizojë sasinë e të dhënave të validuara që mund të ndërmerren. Në zyrën qendrore, vetëm një person është në dispozicion për futjen dhe kontrollimin e të dhënave, kështu që çmimet e mbledhura në terren janë marrë sashtu siç janë dhënë dhe nuk validohen. Të gjitha çmimet e mbledhura rishikohen nga mbledhësit e çmimeve në terren para se futen në kompjuter në zyrën qendrore; faza e dytë e kontrollit është e përfshirë në programin kompjuterik për futjen e të dhënave dhe në fund të gjitha të dhënat e futura kontrollohen manualisht nga personi përgjegjës i njësisë. Nëse ka dyshime lidhur me besueshmërinë e një apo disa çmimeve, këto çmime kontrollohen edhe një herë duke kontaktuar mbledhësit e çmimeve ose, nëse është e nevojshme, kontrollohen direkt në terren. Megjithatë, burimet për ta bërë një punë të tillë janë shumë të kufizuara. Nuk ka asnjë refuzim automatik të çmimeve të vrojtuara në procesin tonë të validimit. Çdo rast (çmimi problematik) konsiderohet në mënyrë individuale dhe të gjitha modifikimet bëhen mbi bazën e informacionit përkatës.
      1. Peshat Nga dhjetori 2014, peshat e papublikuara elementare-të grumbulluara (niveli më i ulët) janë nxjerrë nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare të Kosovës (ABEF) dhe nga burime të tjera të brendshme të ASK-së. ASK llogaritë nivel të lartë të peshave të publikuara për 83 klasa të COICOP-it në masë të madhe nga të dhënat e Llogarive Kombëtare (LLK). Të gjitha peshat, në përgjithësi, përditësohen çdo vit. Peshat e tanishme, të futura në janar të vitit 2015, janë të bazuara në vlerësimet e llogarive të shpenzimeve nga llogaritë kombëtare për vitin 2013 përditësimi i çmimeve në dhjetor të vitit 2014 dhe të dhënat e ABEF-it për vitin 2013. Freskimi i peshave për çdo vit siguron se IÇK-IHÇK reflekton modelet aktuale të konsumit. Llogaritja e indekseve të nivelit më të ulët Indekset e çmimeve për agregatet elementare llogariten si raport i mjeteve të çmimeve gjeometrike. Futja e çmimeve Për artikujt sezonal që zhduken nga tregu gjatë një ose më shumë muajve të viteve, çmimi relativ numërohet me çmimin relativ të grupit ku ky artikull është i përfshirë. Kjo metodologji e njëjtë mund të përdoret edhe për artikujt jo-sezonal që zhduken nga tregu në baza të përkohshme. Ndërsa, e ngjashme me standardet IHÇK, metoda e tanishme nuk është plotësisht në përputhje me rregulloren sezonale të IHÇK në lidhje me llogaritjen e çmimit të parë jashtë sezonit mujor. Llogaritja e indeksit IHÇK llogaritet në nivel kombëtar. Çdo muaj IHÇK llogaritet në dy hapa: 1. Indekset elementare (indekset për agregatet elementare) hartohen nga çmimet e mbledhura duke përdorur formulën e mesatares-së papeshuar-gjeometrike (Jevons). 2. Indekset e nivelit më të lartë, duke përfshirë të gjitha artikujt nga vetë IHÇK, formohen nga mesatarja e indekseve elementare duke përdorur formulën e mesatares-aritmetike të peshuar (lloji i Laspeyres). 3. Ne përdorim mjetet gjeometrike të shkallëve të çmimit ndërmjet aktuales me muajin dhjetor për llogaritjen e relatives së çmimeve. Grumbullimi i artikujve pastaj jep IHÇK-në kombëtare të Kosovës:
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.