Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Dhjetor 2016

  • 25.01.2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2016.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 7.4% në muajin dhjetor 2016, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 247,0 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 230,0 milionë Euro në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 9.0%.

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2016 kishte vlerën 24,5 milionë Euro, ndërsa importi 271,5 milionë Euro, ku është një rritje prej 4.0% për eksport dhe 7.0% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 36.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.7% e përbëjnë produktet minerale; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.4% e përbëjnë produktet bimore; 3.7% e përbën lëkura dhe artikujt prej saj; 3.7% e përbën tekstili dhe artikuj prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.6% të importit e përbëjnë  makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.5% e përbëjnë produktet minerale; 10.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,0 milionë Euro, ose rreth 20.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (4.1%), Holanda (3.8%), Bullgaria (3.3%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 121,7 milionë Euro, ose 44.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.6%), Italia (7.4%), Greqia (4.3%), Polonia (2.8%) etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor 2016, arritën në 11,9 milionë Euro, ose 48.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 43.6%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.8%), Maqedonia (15.5%), Serbia (9.1%) dhe Bosnje e Hercegovina 3.1%.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor 2016, arritën në 70,3 milionë Euro, ose 25.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.8%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (4.8%), Shqipëria (4.6%) dhe Bosnje e Hercegovina (1.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 7,4 milionë Euro, ose 30.4%. Kurse, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kina (16.6%) dhe Zvicra (4.6%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 79,3 milionë Euro, ose 29.2%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.2%) dhe Kina (8.6%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin dhjetor 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/2750/stat-e-treg-s%C3%AB-jasht-dhjetor-2016.pdf

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__External%20trade/?rxid=6bad64a2-4230-47f8-9eda-0a6319b991f3