Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë, TM4 2016

  • 31.01.2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2016.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) gjithsej janë regjistruar 2 251 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2016) ka një rënie për 9.1% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kurse, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) po ashtu ka një rënie për 9.2% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërkaq, krahasuar me vitin paraprak (2015) pati një rritje për 6.0% të ndërmarrjeve të regjistruara në vitin 2016.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 587 ndërmarrje të regjistruara, (26.1%); prodhimi me 246 ndërmarrje të regjistruara, (10.9%); bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 234 ndërmarrje të regjistruara, (10.4%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 210 ndërmarrje të regjistruara, (9.3%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 179 ndërmarrje të regjistruara, (8.0%); si dhe ndërtimtaria me 177 ndërmarrje të regjistruara, (7.9%). Ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2 170 ndërmarrje, ose 96.4% të ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 me 54 ndërmarrje të regjistruara ose 2.4%); kategoria me 10 deri në 19 ndërmarrje të regjistruara, ose 0.8%; kategoria me 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara, ose 0.4%; ndërsa në kategorinë 250+ nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 625 ndërmarrje të regjistruara (27.8%); Ferizaj me 196 ndërmarrje të regjistruara (8.7%); Prizreni me 163 ndërmarrje të regjistruara (7.2%); Gjilani me 123 ndërmarrje të regjistruara (5.5%); Peja me 103 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

 

Për më shumë informata rreth Regjistrit Statistikor të Bizneseve, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/2798/rep-stat-i-nder-tm4-2016.pdf

Qasje në të dhëna të detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/askdata__Statistical%20business%20register__Statistical%20repertoire/?rxid=06be83ed-1f98-44db-8150-16ddecce358e