Publikohen rezultatet e reja ODIN 2017 – Kosova e 8-ta në nivel të Evropës Jugore, ndërsa e 68-ta në nivel bote

  • 07/03/2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tashmë ka marrë njoftimin e publikimit të rezultateve më të reja të Raportit vjetor të Open Data Inventory (ODIN 2017) për shpërndarjen e statistikave zyrtare në format të hapur në nivel bote dhe ndarjeje kontinentale. Ky vlerësim e rendit Kosovën në vendin e 68-të në nivel bote dhe në vendin e 8-të në nivel të Evropës Jugore.