Niveli i Pagave në Kosovë, 2012-2017

  • 10/10/2018

Në vitin 2017 paga mesatare bruto ishte 528 Euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon pagën mesatare për: sektorin publik (administrata), sektorin privat dhe ndërmarrjet publike në Kosovë

Të dhënat e prezantuara në këtë raport janë për periudhën 2012-2017 për pagën mesatare bruto dhe neto, që do t’u ndihmojë vendimmarrësve në orientimin e politikave te tyre dhe në planifikimin e mënyrave më efektive në mbajtjen dhe motivimin e punonjësve. 

Në vitin 2012 paga mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2017 ishte 528 Euro, një rritje prej 97 Eurosh ose 22.5%. Derisa, paga neto nga 384 Euro sa ishte në vitin 2012, është rritur në 471 Euro në vitin 2017, me 87 Euro më shumë, ose 22.7%.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2017 ishte 532 Euro, duke u rritur për 125 Euro, ose 30.7%. Derisa, paga neto nga 353 Euro sa ishte në vitin 2012, u rrit në 474 Euro, një rrije prej 121 Eurosh, ose 34.3%.

Sektorit privat, në vitin 2012 kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, kurse në vitin 2017 kishte 384 Euro, një rritje prej 17 Eurosh, ose 4.6%. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 348 euro, një rrije prej 15 Eurosh, ose 4.5%.

Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2017 ishte 667 Euro, një rritje prej 149 Eurosh, ose 28.8%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 592 Euro, një rrije prej 127 Eurosh, ose 27.3%.

Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.