Llogaritë Qeveritare, TM2 2019

  • 05/09/2019

Rriten të hyrat e Qeverisë në TM2 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2019).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2019 ishte 610.8 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 57% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM2 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 493.9 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë  kompensimi i punëtorëve (32%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%) dhe konsumi i ndërmjetëm (11%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.