Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2017

  • 18/04/2018

Të hyrave të Qeverisë për TM4 2017 ishte 503.1 milionë Euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2017)

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2017 ishte 503.1 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM4 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%),  kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.