Indeksi i Kostos të Ndërtimit (IKN) Shtator, 2017

  • 08/09/2017

Indeksi i kostos të ndërtimit (IKN)  për  tremujorin e dytë  2017

Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë  (IKN) u ngrit për  (0.1%) në tremujorin e dytë TM2 2017  krahasuar me  TM1 2017. Krahasuar me TM2 2016  indeksi i kostos të ndërtimit kishte ngritje  me një mesatare  prej (1.9%) .

Tremujori i dytë 2017- Tremujori i parë 2017    0.1  %

Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për ( 0.1 % ) në tremujorin e dytë TM2 2017 krahasuar me TM1 2017. Ngritje më të madhe ishin të kategoria energjia (3.2 %) dhe materialet  hidro-sanitare (1.0 %). Ngritja u neutralizua me rënien e kostove të tjera ( -0.7%) dhe materialeve elektrike (-0.4%) .

Tremujori i dytë 2016 - Tremujori i dytë 2017   1.9  %

Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për (1.9%)  në TM2 2017  krahasuar më TM2 2016 . Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoritë : transporti (16.7%), energjia (2.1%),kostot e tjera (1.9%),  makineritë (1.1%)  dhe te kategoria materialet me (0.7%) .