Indeksi i Kostos së Ndërtimit, TM3 2016

  • 13.12.2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2016.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e tretë (TM3) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM2 2016. Rritjet më të madhe ishin te; kategoria e energjisë prej (0.7%); materialet hidro-sanitare (0.7%); makineritë (0.5%); materialet elektrike (0.3%); materialet ndërtimore (0.2%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2016 pësoi rënie prej (-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015). Rënia më e madhe u vërejt të kategoritë: makineria (-33.3 %); energjia (-15.9 %); materialet ndërtimore (-0.8%); dhe materialet elektrike (-2.4%).
 
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te: kategoria e materialeve hidro-sanitare (1.5%); makineritë (3.6%); dhe kostot e tjera (0.2%).


Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit për TM3 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet