Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, TM1 2016

  • 13/06/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” (IÇP) për tremujorin e parë (TM1) 2016. 

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie prej (-0.6%) ndërmjet TM1 2016 dhe TM4 2015. 

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: produktet minerale jometalike (-7.6%); mjetet motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-7.5%); mobilievet (-0.9%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); druri dhe prodhimet e tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); lëkura dhe prodhimet prej saj (-0.4%); prodhimet e gomës dhe plastikës (-0.3%); dhe prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (-0.1%).
  
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (6.1%); prodhimi i pijeve (1.6%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.9%); prodhimet ushqimore (0.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.5%); prodhimi i metaleve (0.4%); prodhimet kimike (0.1%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.1%). 

Ndërkaq, krahasuar TM1 2016 me TM1 2015, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0.5%). Rënia më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-7.0%); prodhimet minerale jometalike (-6.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-4.5%); nxjerrja e xehes së metalit (-4.0%); prodhimi i metaleve (-3.7%); prodhimi i letrës dhe i produkteve të saj (-3.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-2.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); prodhimet kimike (-0.6%); prodhimi i mobilieve (-0.6%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (-0.3%).
 
Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i pajisjeve elektrike (3.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve të saj (2.8%); prodhimi i pijeve (1.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.6%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.6%); dhe prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.1%).


Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) TM1 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet