Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP), TM3 2018

  • 06/12/2018

Në TM3 2018 indeksi i çmimeve të prodhimit më i lartë për 1.0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2018

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në TM3 2018 është më i lartë për 1.0%, krahasuar me TM2 2018. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i prodhimeve minerale jometalike (6.9%); prodhimi i pijeve (4.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (4.1%); prodhimi i mobiljeve (2.8%); prodhimi i drurit dhe i prodhimeve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.6%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (1.3%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (1.2%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (0.9%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (0.2%).                

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-13.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.4%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.8%); prodhimet kimike (-2.7%); prodhimi i metaleve (-1.6%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).

Ndërsa, krahasuar TM3 2018 me TM3 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 2.3%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i metaleve (14.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (7.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (6.0%); prodhimet minerale jometalike (5.5%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (3.3%);  prodhimi i drurit dhe i prodhimet pre tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.5%); prodhimi i mobiljeve (2.2%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (1.4%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (1.3%); prodhimi i pijeve (1.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (0.3%).

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-11.1%); prodhimet kimike (-3.1%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-1.9%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.8%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).