Bilanci i Energjisë në Kosovë, TM1 2019

  • 15/05/2019

Vlera e gjithmbarëshme e prodhimit të thëngjillit gjatë, TM1 2019 është rreth 2.67 mijë tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2019. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të parë të  vitit 2019 (TM1 2019) vlera e gjithëmbarëshme e prodhimit të thëngjillit është  rreth  2.67 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është  1,802.1 GWh, dhe në hidrocentrale është rreth 66.8 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Kosova ka importuar  225.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2019) Kosova ka eksportuar 192.0  GW h energji elektrike.

Në tremujorin e katërt të parë 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 249.0 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 1 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 9.88 %

Për më shumë informata, lidhur me...: webfaqja te publikimi përkatës (p.sh. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves