Anketa e Mbeturinave Industriale (AMI), 2015

  • 23.12.2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2015. Rezultatet tregojnë për industrinë, përkatësisht për sektorët e aktiviteteve vijuese: B-Xehetari dhe Guroret, C- Prodhimi, D- Furnizimi me energji  elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, E- Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim i mbeturinave dhe rregullim toke, F- Ndërtimtaria, G-U - Sektorët e Shërbimeve.

Rezultatet e paraqitura në këtë botim janë burim i rëndësishëm statistikorë për mbeturinat e gjeneruara dhe përpunuara nga sektorët e industrisë siç janë:  B, C, D, E, F, G-U. Njësi raportuese në anketë kanë qenë bizneset  me 10 e më shumë punëtorë.

Rezultatet nga anketa tregojnë se sasia më e madhe e  mbeturinave të gjeneruara ka qenë në sektorët e Xehetarisë dhe Gurëthyesve 200 697 tonë ose 83%.

Gjithsej, sasia e gjeneruar e mbeturinave të rrezikshme ka qene 8 193 tonë ose 3%. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të gjeneruara për vitin 2015, ka qenë në sektorin e industrisë përpunuese me vetëm 15 tonë.

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit si dhe nga ndërtimtaria.


Për më shumë informata lidhur me Anketën e Mbeturinave Industriale 2015, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/mbeturinat