Metadata

| |

Statistikat e Shëndetësisë

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Sociale – Divizioni i Statistikave Sociale.
      1. Luljeta Selimi
      1. Zyrtare e Statistikave të Shëndetësisë .
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. Luljeta.Selimi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 142
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033.
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Statistikat e Shëndetësisë publikojnë të dhëna lidhur me: numrin e institucioneve shëndetësore, numrin e përgjithshëm të të punësuarve në shëndetësi, sipas kualifikimeve shkollore dhe sipas gjinisë, kujdesin parësor shëndetësor (KPSH) sipas departamenteve dhe komunave, aktivitetet e spitaleve rajonale, indikatorët e vëllimit të kualitetit në spitalet rajonale, aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), indikatorët themelor të mjekimit spitalor, shërbimet para klinike, sëmundjet malinje, numri i tyre sipas grup moshave, shërbimet që ofron Onkologjia dhe numri i të prekurve me sëmundje malinje në Kosovë, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, buxhetin e shëndetësisë, sigurimet shëndetësore në Kosovë, numrin e institucioneve shëndetësore private të licencuara dhe aktiviteti i spitaleve private.
      1. Statistikat e Shëndetësisë publikon të dhëna duke përdorur këto sisteme te klasifikimit: Klasifikimi i sëmundjeve sipas KNS-10, Sistemit Ndërkombëtar të Klasifikimit të Profesioneve (ISCO 88), Sistemi Ndërkombëtar të Klasifikimit të Arsimit (ISCED 97). SHA 2001 Llogarit shëndetësore sipas 2001, SHA2011 Llogarit shëndetësorë sipas 2011, SHA-OECD (odeku) dhe OBSH.
      1. Statistikat e shëndetësisë mbulojnë sektorin social dhe ekonomik.
      1. Morbiliteti- është sëmundshmëria, ose shkalla e matjes së sëmundjeve, Numri i të shtrirëve, numri i të operuarve, shfrytëzimi i kapaciteve spitalore dhe ambulantore, numri i të sëmurve me tomore malinje dhe beninje, të sëmurit me diabet , me dializë, në Kardiologji dhe Nefrologji, me TBC, me sëmundje ngjitëse, me sëmundjet transmetive seksuale, me HIV /AIDS, numri i lindjeve dhe krahasushmeria, vaksinimi, rastet e vdekjeve nga sëmundjet e caktuara, barnatoret, cito statiket, sigurimet shëndetësore, Institucionet private shëndetësore etj.
      1. Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kosovës, Spitali qendror Universitarë ose QKUK, Spitalet e përgjithshme, Spitalet Private, Ministra e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Banka qendrore e Kosovës, kompanitë e sigurimeve.
      1. Popullata e zakonshme rezidente në Kosovë në 12 muajt e fundit, por edhe qytetar të shteteve të ndryshëm që kanë kërkuar shërbime shëndetësore në institucionet shëndetësore në Kosovë.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti 2004 në baza vjetore.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Treguesit janë raportuar si përqindje, në numra absolut si dhe në njësi monetare.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. EUROSTAT, ODEK, OBSH etj.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. 10.4. Qasja në mikro-të dhënat: Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e arsimit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Shëndetësisë 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3643/statistikat-e-shendetesise-2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015 Afati kohor – 4 nëntor 2016.
      1. Vonesa në kohë 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Statistikat shëndetësisë krahasohen së pari me statistikat e demografisë (lindjet dhe vdekjet) brenda ASK. Statistikat e shëndetësisë përdoren edhe në sektorin e Llogarive Kombëtare për llogaritjen e shpenzimeve shëndetësore. Po ashtu bëhet një krahasim me të dhënat e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare.
      1. Të dhënat mblidhen nëpërmjet pyetësorëve si dhe në mënyrë elektronike me emal. Pasi të grumbullohen të dhënat kontrolli logjik si dhe përpunimi bëhet nga një person nga ASK.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Të dhënat për statistikat e shëndetësisë janë administrative që merren nga: Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Qendra e Mjekësisë Familjare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Instituti i Shëndetit publik rajonal, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare, Kujdesi Parësor Shëndetësor, Kompanitë e sigurimeve dhe Banka Qendrore e Kosovës, Spitalet private etj.
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore.
      1. Të dhënat grumbullohen nëpërmjet pyetësorëve, në mënyrë elektronike dhe mënyrë të thjesht mekanike e madje duke iu kërkuar drejte për se drejti. Po ashtu disa herë brenda vitit organizohen takime me ndihmën e Ministrisë dhe Asociacionit të komunave të Kosovës. Nëse na nevojiten informata shtesë kërkesa bëhet përmes emalit dhe duke iu dërguar shkresë drejtë për së drejti.
      1. Bëhet kontrollimi logjik i të dhënave të agreguara, pastaj përpunimi dhe analizimi i të dhënave, krahasueshmëria me vitet paraprake deri tek finalizimi i publikimit.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.