Metadata

| |

Statistikat e Mirëqenies Sociale

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. epartamenti i Statistikave Sociale – Divizioni i Statistikave Sociale
      1. Naime Rexhepi
      1. Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave Sociale
      1. naime.rexhepi@rks-gov.net
      1. naime.rexhepi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 100
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 16/08/2017
      1. Statistikat e mirëqenies sociale përmbajnë të dhënat për familjet përfituese nga skema e ndihmës sociale, skemat pensionale – pensionet kontribut pagues të moshës, pensionet bazike të moshës, pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet e minatorëve të Trepçës, pensionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), pensionet për Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës, skemën për përkrahje materiale familjeve të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kompensimet për të verbëritë, numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për personat e vendosur në Shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare dhe të dhëna për personat me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në Institutin e Shtimes dhe shtëpitë e komunitetit.
      1. Nuk aplikohet ndonjë klasifikim.
      1. Statistikat e arsimit mbulojnë sektorin social dhe ekonomik.
      1. Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me ligjin për skemat pensionale nr.04/L-131. Pension kontribut pagues i moshës- është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999. Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Skema për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të përhershme të kufizuara-është beneficion në formë të shumës financiare mujore ose formë tjetër e shpërblimit në të holla që administrohet nga MPMS-ja , për familje me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës.
      1. Departamenti i Mirëqenies Sociale (DMS), Departamenti i Administratës Pensionale (DAP) dhe Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL), Departamente të cilat janë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
      1. Popullsia e synuar përbëhet nga popullsia e përgjithshme – përfituesit nga ndihma sociale, përfitueset e skemave të ndryshme pensionale, përkujdesja për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare etj.
      1. Kosova (niveli kombëtar) dhe niveli komunal.
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2002 deri në vitin 2011 në baza vjetore, ndërsa nga viti 2012 në baza tremujore.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Numri i familjeve dhe anëtarëve të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale sipas kategorive, numri i personave që përfitojnë nga skemat pensionale si: pensione bazike të moshës, pensionet kontributpaguese të moshës dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara të cilat të dhëna ofrohen me ndarje sipas gjinisë dhe nacionalitetit ndërsa numri i personave që përfitojnë nga skema e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ofrohen me ndarje sipas gjinisë, moshës, nacionalitetit si dhe sipas kategorive, numri i përfituesve nga Pensionet e minatorëve të Trepçës, Pensionet e FSK-së dhe TMK-së, numri i përfituesve nga skema e kompensimit të të verbërve të dhëna të cilat ofrohen vetëm si numër gjithsej i përfituesve në nivel rajonal, numri i fëmijëve të braktisur sipas gjinisë dhe sipas komunave, numri i personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare sipas gjinisë dhe nacionalitetit dhe numri i personave me aftësi të kufizuara mendore sipas gjinisë dhe nacionalitetit.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore dhe tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore dhe kuartale.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e mirëqenies sociale publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Publikimi i Statistikave të Mirëqenies Sociale 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3166/mireqenja-sociale-2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015 Afati kohor - 30 qershor 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit lokal dhe kombëtar
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Për përgatitjen e publikimit të statistikave të mirëqenies sociale angazhohet personi përgjegjës (1 person) për këto statistika në DSS.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Burim i të dhënave të mirëqenies sociale është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) përkatësisht departamentet në vijim: Departamenti i Mirëqenies Sociale (DMS), Departamenti i Administratës Pensionale (DAP) dhe Departamenti për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL).
      1. Mbledhja e të dhënave është në baza tremujore.
      1. 18.3. Mbledhja e të dhënave: Çdo tremujor dërgohet kërkesa në departamentet përkatëse pranë MPMS tek personat përgjegjës për statistika për treguesit që i nevojiten ASK-së dhe iu ipet një afat kohor prej 15 ditësh për dërgim të të dhënave në ASK. Të dhënat dërgohen në mënyrë elektronike.
      1. Të dhënat e dërguara nga ana e MPMS, fillimisht kontrollohen dhe verifikohen dhe mandej vazhdohet me përpunimin dhe analizimin e tyre si dhe bëhet krahasueshmëria me vitet paraparake lidhur me trendet e mirëqenies sociale deri te finalizimi i publikimit.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.