Metadata

| |

Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Sociale – Sektori i Standardit të Jetesës
      1. Emina Deliu
      1. Zyrtare e lartë për Standardin e Jetesës
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. emina.deliu@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 151
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 16/11/2017
      1. Objektivat kryesore të ABEF janë në radhë të parë sigurimi i të dhënave themelore të nevojshme për hartimin e politikave në nivel kombëtar dhe për sektorë të ndryshëm. Së dyti, anketa do të lehtësojë përcaktimin e nevojave apo krijimin e objektivave të cilat mund të identifikohen si më poshtë: • Marrja e të dhënave të nevojshme për të vlerësuar peshat e përdorura për llogaritjen e indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK). • Të dhënat e përdorura si input për matjen e konsumit privat të familjes në llogaritë kombëtare (NA). • Të dhënat për analizën e mirëqenies dhe varfërisë në nivel vendi brenda afatit kohor të specifikuar. Karakteristikat kryesore të të dhënave të caktuara janë: - Shpenzimet e konsumit - Të ardhurat - Strehimit.
      1. ABEF mbledh informacion mbi Shpenzimet për Konsum në bazë të Klasifikimit të Konsumit Individual Sipas Qëllimit (COICOP – niveli 5 shifror), Sistemit Ndërkombëtar të Klasifikimit të Profesioneve (ISCO 88), Klasifikimit Evropian të Aktiviteteve Ekonomike (NACE Rev.2) dhe Sistemi Ndërkombëtar të Klasifikimit të Arsimit (ISCED 97).
      1. Statistikat mbulojnë sektorin e ekonomive familjare sipas shpenzimeve për konsum, të ardhurat dhe kushtet e jetesës, sektorin e Çmimeve (për llogaritjen e konsumit të Indeksit të Çmimeve - IÇK), sektorin e Llogarive Kombëtare (si input për matjen e konsumit privat të ekonomive familjare në llogaritë kombëtare LLK).
      1. Sigurimi i të dhënave për konsumin familjar, shpenzimet, kushtet e jetesës, të ardhurat dhe varfërinë. Konsumi – konsumi i mallrave bujqësore nga produktet vetanake dhe nga dhuratat. Shpenzimet - Mallrat e blera (për ushqim, pije, veshje, tekstil, transport, restorante, libra, arsim, strehim, shëndetësi, rekreacion. Kushtet e jetesës - strehimi, përballueshmëria. Të ardhurat - nga sektori publik dhe privat, mëditjet, përfitimet sociale, pensionet, biznesi vetanak, remitancat, dhuratat. Varfëria – Varfëria Absolute dhe e Ushqimit. Të dhënat e mbledhura përmes ABEF gjithashtu sigurojnë informacion mbi standardin e jetesës, masën dhe përbërjen e konsumit total dhe shpenzimeve të familjeve dhe karakteristikat e tyre socio-ekonomike.
      1. Ekonomitë familjare dhe anëtarët e ekonomisë familjare
      1. Popullata e synuar përbëhet nga të gjithë personat që jetojnë në ekonomitë familjare private. Personat që jetojnë në familje kolektive dhe në institucione në përgjithësi janë të përjashtuar nga popullata e synuar. Kushtet për të marrë parasysh popullatën e zakonshme rezidente në 12 muajt e fundit në Kosovë.
      1. Kosova (niveli kombëtar)
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2002 në baza vjetore. Ka filluar me periudhën referuese qershor 2002-maj 2003, qershor 2003-maj 2004, qershor 2004-maj 2005.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Disa tregues janë raportuar si norma. Disa janë raportuar në njësitë e tjera (p.sh. numrat, njësitë monetare, etj.). Të ardhurat - do të thotë për person ne Euro. Shpenzimet dhe Konsumi - do të thotë për ekonominë familjare në Euro.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/vjetari-statistikor-i-republikes-se-kosoves-per-vitin-2016
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3471/abef-2016-shq.pdf dhe ne publikimin “Varfëria ne konsum ne Republikën e Kosovës ne periudhën 2012 - 2015 http://ask.rks-gov.net/media/3186/stat-e-varferise-2012-2015.pdf.
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Objektivat kryesore të ABEF janë në radhë të parë për të siguruar të dhënat themelore të nevojshme për hartimin e politikave në nivel kombëtar (Ministria e Punës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, Qeveria, Ministria e Arsimit, Universiteti, studentë në Master dhe Doktoratë). Së dyti, anketa do të lehtësojë përcaktimin e nevojave apo krijimin e objektivave të cilat mund të identifikohen si më poshtë: • Marrja e të dhënave që janë të nevojshme për të vlerësuar peshat e përdorura për llogaritjen e indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK). • Të dhënat e përdorura si input për matjen e konsumit privat të familjes në llogaritë kombëtare (LLK). • Të dhënat për analizën e mirëqenies dhe varfërisë në nivel vendi brenda afatit kohor të specifikuar.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Çdo anketë e zhvilluar nga ASK bazohet në zgjedhjen e një mostre për të nxjerrë përfundime për popullsinë në studim. Natyrshëm, ky proces shoqërohet me devijime statistikore. Për këtë arsye u llogaritën devijimet standarde të zgjedhjes të cilat përdoren për interpretimin e rezultateve të anketës.
      1. Ekonomitë familjare mostër janë përdorur për të llogaritur vlerësimet e shpenzimeve për të gjitha ekonomitë familjare. Nëse mostra është mjaft e madhe, dhe e zgjedhur në mënyrë shkencore, pasiguria e vlerësimeve në përgjithësi do të jetë e vogël. Pasiguria shpesh shprehet me një interval besueshmërie. Vlera e vërtetë për të gjithë popullsinë pastaj pritet të jetë diku në mes të kufirit të besimit të ulët dhe të sipërm, me një probabilitet të lartë (këtu 95%). Intervalet e besimit për disa nga variabilet kryesorë në ABEF janë paraqitur ne tabelen 1 ne publikimin : : http://ask.rks-gov.net/media/2540/rezultatet-e-asn-se-2015.pdf
      1. Mos-përgjigja në nivel ekonomie merr në konsideratë ekonomitë familjare që nuk janë në gjendje apo të gatshme për të dhënë përgjigje, ose kur intervistuesit nuk janë në gjendje për të gjetur familjet, ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për të përfunduar intervistën. Shkalla e Mos-përgjigjes duke marrë për bazë edhe ekonomitë e zevendësuara është 22.0%.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2016 Afati kohor - 12 qershor 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Të dhënat vjetore të ABEF janë përdorur për strukturën e peshës për IÇK, në sektorin për Llogari Kombëtare për llogaritjen e Bruto Produktit Vendor (BPV) (BPV me qasjen e shpenzimeve). ABEF po ndjek çdo ndryshim në klasifikimet dhe definicionet në këto fusha statistikore.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Intervistuesit e ABEF punojnë me kohë të plotë -14 në 7 zyra rajonale. Intervistuesit e ABEF me kontratë - 4 (për zonën e serbëve). Personat që bëjnë kontrollin logjik dhe vënien e materialeve në futjen e të dhënave - 2. Personat që bëjnë kontrollin pas futjes së të dhënave, prodhimi i tabelave dhe publikimeve - 3 200 familje intervistohen çdo muaj = 2400 në vit. Koha e kaluar në familje është rreth 15 minuta gjatë vizitës së parë, 1 orë gjatë vizitës së dytë, dhe 1 orë gjatë vizitës së fundit. Përveç që familja duhet të plotësoj Ditarin e shpenzimeve gjatë dy javëve, pjesa tjetër e kohës së kaluar është vështirë të vlerësohet.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Të dhënat bazohen nga anketa. Korniza e mostrës u bazua në të dhënat dhe hartografia nga Regjistrimi i Popullsisë 2011. Për qëllimet e numërimit të regjistrimit, Kosova ishte ndarë në zona të numërimit (qarqe regjistruese, QR), të cilat janë segmente relativisht të vogla operative të përcaktuara për numërimin e regjistrimit. Një total prej 4626 QR-ve përbën kornizën e mostrës. Këto QR-se u përdorën si njësi primare të mostrës (NPM) të përzgjedhura në fazën e parë të marrjes së mostrave për ABEF. Një total prej 300 QR të mostrës janë përzgjedhur për ABEF 2015. Brenda çdo mostre të QR-ve 8 ekonomi familjare janë përzgjedhur në fazën e dytë, për një madhësi totale të mostrës prej 2400 ekonomi familjare në vit. Mostra e Anketës së Buxhetit është e stratifikuar në 7 regjione dhe në urbane/rurale).
      1. Mbledhja e të dhënave është mujore.
      1. Për të mbledhur të dhëna është përdorur Intervista personale e asistuar në letër (PAPI, ose IPAL). Pyetësorët janë: kryesisht për ekonominë familjare dhe Ditari për ushqim, pije dhe mallra. Periudhat referuese janë dhënë më poshtë: Ditari për ushqim dhe pije - për 2 javë, Jo-ushqimore - për 3 muaj, Mallra të qëndrueshme - për 12 muaj, Dhuratat e pranuara - për 1 muaj, Të ardhurat - për 12 muaj, Bujqësi (shitur dhe prodhuar mallra dhe shpenzime) - për 1 muaj.
      1. Kontrolluar nga ri-kontaktimi në teren i ekonomive familjare. Pas përfundimit nga intervistuesit vazhdohet me kontrollin logjik në zyrë para se të bëhet futja e të dhënave. Kontrollimi i të dhënave pas futjes së të dhënave, krahasimi i të dhënave në nivel të agreguar për tre vitet e fundit, kalkulimi i shkallës së përgjigjes.
      1. Llogaritja e peshave themelore: pesha bazë për çdo familje të mostrës do të jetë e barabartë me inversin e probabilitetit të përzgjedhjes (llogaritur duke shumëzuar probabilitetit në çdo fazë të mostrës). Pesha e ekonomisë familjare do t'i bashkëngjitet çdo shënimi të familjes-mostër në dosjet e të dhënave. Probabilitetet e mostrave në çdo fazë të përzgjedhjes duhet të mbahen në një Excel faqe me informacione nga korniza e mostrës për secilin QR të mostrës, në mënyrë që shanset e përgjithshme dhe peshat përkatëse të mund të llogariten. Probabilitetet e përzgjedhjes janë të bazuara sipas dizajnit të mostrës dy-fazore. Në fazën e parë një mostër e QR u zgjodh me probabilitet të barabartë brenda çdo strate (rajon, urban/rural), dhe në fazën e dytë një mostër prej 8 familjeve u zgjodh në çdo QR mostër. Rregullimi i ABEF 2015 i peshave është bazuar në projeksionet e popullsisë: prandaj u vendos për të rregulluar peshat ABEF duke përdorur popullsinë totale të projektuar në Kosovë vitin 2015 bazuar në teknikat demografike. Kjo gjithashtu do të bëjë vlerësimin e peshuar të popullsisë së përgjithshme duke përdorur peshat vjetore në përputhje me popullsinë e përgjithshme të projektuar.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.