Metadata

| |

Statistikat e Kultures

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Sociale
      1. Laureta Haziri
      1. Zyrtare për Statistikat e Kulturës dhe Sportit
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. laureta.morina@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 100
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 02/08/2017
      1. Statistikat e kulturës përmbajnë të dhënat për teatro, kinema, galeri, muze, biblioteka, balet, ansamble, filarmoni-opera.
      1. Nuk aplikohet ndonjë klasifikim.
      1. Statistikat e kulturës mbulonë sektorin e statistikave të kulturës.
      1. Teatri - është institucion kulturor publik ose privat që merret me përgatitjen, organizimin dhe realizimin e shfaqjeve teatrore dhe shfaqjeve tjera skenike. Galeritë - Galeria Kombëtare e Kosovës është institucion në pronësi publike dhe regjistrohet në regjistrin qendror të institucioneve të Ministrisë së Kulturës. Kinematë - është vendi ku bëhet shfaqja e filmave të ndryshëm, kinematë kanë sallat që mund të jenë hapësira të mbyllura apo hapësira të hapura ose mund të jenë kinema lëvizëse. Bibliotekat - Janë institucione kulturore, arsimore dhe informuese që mbledhin, ruajnë, përpunojnë dhe vënë në dispozicion të përdoruesve koleksionet e veta, ofrojnë qasje të lira në informacione në cilat do forma që janë depozituara. Muzetë - janë institucione jo-profitabile dhe të hapura për publikun që të hulumtojnë, konservojnë, mbledhin, komunikojnë dhe ekspozojnë trashëgiminë e luajtshme për qëllime të studimit, të edukimit dhe të shijimit në shërbim të shoqërisë dhe të zhvillimit të saj. Filarmoni, Opera, Baleti i Kosovës - nxit, zhvillon, avancon, publikon dhe promovon krijimtarinë artistike kombëtare dhe botërore nëpërmjet shfaqjeve dhe koncerteve.
      1. Teatro, kinema, galeri, muze, biblioteka, balet, filarmoni-opera.
      1. Popullata e synuar përbehet nga të gjitha aktivitetet kulturore te cilat mbahen nëpër institucionet kulturore.
      1. Kosova (niveli kombëtar) dhe niveli komunal.
      1. Seritë kohore janë në dispozicion që nga viti 2004.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Indikatorët janë raportuar si numra absolut.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e kulturës publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Kulturës 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3605/statistikat-e-kultures-2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Te dhënat janë administrative
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016 Afati kohor - 17 tetor 2017.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit lokal dhe kombëtar
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Institucionet e kulturës dhe artit.
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore.
      1. Për të mbledhur të dhëna është përdorur pyetësori për kulturë. Pyetësori për kulturë kryesisht përmbanë të dhëna për: kinema, biblioteka, teatro, muze, galeri, balet, filharmoni - opere
      1. Pasi bëhet shpërndarja e pyetësorëve në terren përmes zyreve regjionale të agjencionit të statistikave të cilat ju shpërndajnë drejtorive komunale për kulturë caktohet një afat kohorë prej 15 ditësh, pasi të jen kthyer pyetësorët nga tereni nga zyret regjionale bëhet kontrollimi logjik i secilit pyetësorë, përpunimi dhe analizimi i te dhënave në zyrë para se të bëhet futja e të dhënave. Kontrollimi i të dhënave pas futjes së të dhënave, krahasimi i të dhënave në nivel të agreguar për vitin e fundit.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.