Metadata

| |

Statistikat e Jurisprudences per Persona Madhor

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti Social – Sektori i Statistikave të Jurisprudencës
      1. Sanie Ismaili Sahiti
      1. Shefe e sektorit për Statistikat e Jurisprudencës
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. Sanije.ismajli@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 139
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Në kuadër të departamentit të Statistikave Sociale publikohen statistikat e krimeve në nivel Kombëtar. Janë dy publikime që përgaditen në Sektorin e statistikave të Jurisprudencës: Publikimi Statistikor i Statistikave të Jurisprudencës për persona Madhor përmban të dhëna për vitin paraprak për këta tregues: Personat Madhor të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale sipas (Gjykatave themelore dhe degëve të tyre) sipas: mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjinisë, nacionalitetit, dhe llojin e dënimit. Të gjitha të dhënat e publikuara janë dhënë sipas kreut përkatës të veprave penale dhe neneve. Publikimi përmban edhe të dhënat për Personat e dënuar për kundërvajtje sipas (Gjykatave themelore dhe degëve të tyre). Publikimi Statistikor i Statistikave të Jurisprudencës për persona të Mitur përmban të dhëna për vitin paraprak për këta tregues: Personat e Mitur të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale sipas (Gjykatave themelore gjegjësisht në departamentin për të Mitur ) sipas: mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësin e aktakuzës, gjinisë, nacionalitetit, dhe llojin e dënimit dhe masave të shqiptuara.
      1. Klasifikmi sipas veprave penale të Kodit penal të Kosovës në fuqi i cili duhet për qëllime statistikore të përshtatet me Klasifikimin ndërkombëtar të veprave penale i cili është miratuar në vitin 2015 nga UNODC.
      1. Statistikat mbulojnë të dhënat që grumbullohen për të gjithë personat (të Mitur dhe Madhor) të akuzuar dhe të dënuar në gjykatat e shkallës së parë gjegjësisht gjykatat themelore dhe degëve të tyre të organizuara sipas departamenteve; departamentit të përgjithshëm, departamentit për krime të rënda dhe departamenti për të Mitur. Po ashtu publikojmë të dhëna statistikore për Kundërvajtje të dënuar në gjykatën e shkallës së parë në nivel vendi dhe sipas komunave.
      1. Vepra penale - është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm. Me aktgjykim - refuzohet akuza, i akuzuari lirohet nga akuza, ose shpallet fajtor. Aktgjykimi dënues – po qe se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata gjen se ekzistojnë prova të mjaftuara në bazë të cilave pa mëdyshje provohet fajësia e të akuzuarit për kryerjen e veprës penale për të cilën është akuzuar, merr aktgjykimin me të cilin të akuzuarin e shpall fjator. Aktgjykimi lirues – aktgjykimin lirues si aktgjykimin meritor gjykata e jep kur në procedurë të zhvilluar ligjërisht konstaton se: 1. Vepra më të cilën i akuzuari nuk përbën vepër penale 2. Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale 3. Nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar. Aktgjykimin lirues duhet dalluar nga lirimi nga dënimi sipas KPK, sepse me rastin e zbatimit të institutit të lirimit nga dënimi i akuzuari shpallet fajtor me aktgjykimin dënues, por lirohet nga dënimi. Aktgjykimi refuzues 1. Gjykata merr aktgjykim me të cilin akuza refuzohet kur: 1.1. prokurori i shtetit është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor; 1.2. i akuzuari për të njëjtën vepër është gjykuar me aktgjykim të formës së prerë ose procedura kundër tij është pushuar me aktvendim të formës së prerë; 1.3. ka kaluar afati i parashkrimit dhe vepra përfshihet në amnisti ose falje, ose kur ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale. Grup mosha e personave të akuzuar për kryerjen e veprës penale: Të Mitur, Madhor I mitur është personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet. I mitur i ri - personi ndërmjet moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet. I mitur i rritur - personin ndërmjet moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet. Madhor Madhor i ri - personi ndërmjet moshës tetëmbëdhjetë (18) dhe njëzetenjë (21) vjet. Madhor është personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet. Dënimet Llojet e dënimeve janë: dënimet kryesore, dënimet alternative dhe dënimet plotësuese. Dënimet kryesore janë: dënimi me burgim të përjetshëm, dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë. Dënimet alternative janë: dënimi me kusht, gjysmëliria dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme. Dënimet plotësuese janë: heqja e të drejtës për t’u zgjedhur, urdhri për kompensimin e humbjes apo dëmit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës, ndalimi i drejtimit të automjetit, marrja e lejes së vozitjes, konfiskimi, urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës. Dënimi plotësues mund të shqiptohet së bashku me dënimin kryesor ose alternativ. Dënimi plotësues ndalimin e drejtimit të automjetit ose marrjen e sendit mund të shqiptohet së bashku me dënimin me kusht, me vërejtjen gjyqësore ose me lirimin nga dënimi. Vërejtja Gjyqësore Qëllimi i vërejtjes gjyqësore është që t’i jepet kryesit qortimi kur, vërejtja gjyqësore është e mjaftueshme për të arritur qëllimin e dënimit. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një (1) vit ose dënimi me gjobë, në rastet kur veprat e tilla janë kryer në rrethana lehtësuese të cilat i bëjnë veprat penale veçanërisht të lehta. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për vepra penale të caktuara për të cilat është paraparë dënimi deri në tri(3) vjet,sipas kushteve të përcaktuara me ligj. Masat e trajtimit të detyrueshëm Masat e trajtimit të detyrueshëm të cilat mund ti shqiptohen kryesit i cili nuk është penalisht përgjegjës, ka aftësi esencialisht të zvogëluar mendore apo është i varur nga droga ose alkooli janë: 1. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; 2. trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe 3. trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga ose alkooli. Sanksioni penal, në pajtim me Kodin Penal , mund t’i shqiptohet edhe kryesit i cili ka kryer vepër penale në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, nëse ekzistojnë shkaqe për shqiptimin e sanksionit të tillë. Masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve 1.Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat edukative. 2. Dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: gjoba, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur.
      1. Të dhënat grumbullohen nga: Policia, Prokurorit, Burgjet dhe Gjykatat.
      1. Popullata e synuar janë të gjithë personat që kanë kryer vepra penale.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti 2003
      1. Nuk aplikohet.
      1. Të dhënat paraqiten në numër apsolut dhe në përqindje (%).
      1. Statistikat janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/news/release-calendar/
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e Statistikat e Jurisprudencës publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhor, 2016”: http://ask.rks-gov.net/media/3564/statistikat-e-jurisprudenc%C3%ABs-p%C3%ABr-persona-madhor-2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 Janar 2015 deri më 31 Dhjetor 2015. Afati kohor – Statistikat e Jurisprudences per persona te mitur 27 qershor 2016. Statistikat e Jurisprudences për persona madhor 27 shtator 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Të dhënat administrative i mbledhim me katër lloje të pyetësorëve në exel nga Policia, Prokurorit, Gjykatat dhe Burgjet të gjitha institucionet që raportojnë në ASK-së i kanë zyret dhe personelin e tyre të statistikave. Në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në Sektorin e Jurisprudencës në ASK-së janë dy persona.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Burimi i të dhënave janë: Policia, Prokurorit, Burgjet dhe Gjykatat. Të gjitha institucionet i kanë regjistrat e tyre të cilët përmbajnë të dhënat individuale për secilin person që ka kryer një vepër penale apo supozohet se e ka kryer atë. Të dhënat nga Policia , Prokurorit , Burgjet dhe Gjykatat janë të dhëna administrative që i marrim përmes pyetësorëve për persona të Mitur dhe personave Madhor të dënuar në gjykatat e shkallës së parë dhe me pyetësorët UN-CTS dhe CRIME-ESTAT.
      1. Mbledhja e të dhënave është tre mujore për personat e dënuar në gjykata, kurse mbledhja e të dhënave për raportimin ndërkombëtar është vjetore.
      1. Për të mbledhur të dhëna përdoren dy pyetësor, njëri për personat e Mitur dhe tjetri për Persona Madhor. Pyetësorët janë në excel të cilët janë të instaluar pranë çdo gjykate. Të dhënat i marrim të pa përpunuara nëpër mes Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mënyrë elektronike ose me USB –i. Për raportimin e të dhënave nga Policia dhe pjesërisht nga Prokurorit, Burgjet dhe Gjykatat në EUROSTAT dhe UNODC të dhënat i marrim me dy pyetësor të veçantë të dërguar nga institucionet e përmendura (Eurostat-i dhe UNODC).
      1. Kontrollin logjike e bëjmë në zyrë para se të bëhet publikimi i të dhënave. Lëndët me gabimet teknike si dhe ato logjike i rikthejmë drejtpërdrejt në gjykata për ti përmirësuar ose për mes telefonit i marrim informatat lidhur me gabimet eventuale. Pas pastrimit të të dhënave i plotësojmë tabelat me të dhënat e nxjerra përmes Excel-it.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.