Metadata

| |

Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK.
      1. Departamenti i Statistikave Sociale – Divizioni i Statistikave të Popullsisë, sektori i Popullsisë.
      1. Sanije Uka
      1. Zyrtare e Lartë për Statistikat e Popullsisë.
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. sanije.uka@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 145
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033.
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Objektivat kryesore të raportit për Shkaqet e Vdekjeve janë në radhë të parë sigurimi i të dhënave themelore të nevojshme për hartimin e politikave në nivel kombëtar dhe për sektorë të ndryshëm. Përpunimi i informacioneve për shkaqet e vdekjeve krijon mundësi të gjëra për analiza mjekësore në fushat ku është fokusuar interesi i tyre.
      1. Të dhënat grumbullohen nëpërmes Pyetësorit për vdekje- DEM-2, në të cilin gjendet pjesa “Certifikata mjekësore për vdekje”, pyetja - shkaku i vdekjes, ku mundësohet nga personeli shëndetësorë të shënohet drejt sëmundja, trauma apo lëndimi që ka shkaktuar vdekjen. Të dhënat përpunohen dhe tabelohen sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve, revizioni i tretë (KNS – 10), i cili vlerësohet nga OBSH si kodim i fundit me analitikë që aplikojnë sot vendet e zhvilluara.
      1. Statistikat e shëndetësisë mbulojnë sektorin social.
      1. Vdekja nënkupton zhdukjen e qëndrueshme të të gjitha shenjave të jetës në një moment të çfarëdoshëm pas një lindje të gjallë (ndërprerjen e funksioneve jetësore pa mundësi reanimimi). Ky definicion nuk përfshinë vdekjen fetale. Vdekja perinatale është vdekja e një fëmije të lindur gjallë që ndodhë brenda gjashtë ditëve të para të jetës pas lindjes (168 orë). Vdekja neonatale është vdekja e një fëmije të lindur gjallë që ndodhë pas shtatë ditve të para të jetës pas lindjes (mbi 168 orë, por para se të mbushen 28 ditë të jetës pas lindjes). Vdekjet postneonatale është vdekja e një fëmije të lindur gjallë që ndodhë pas 27dite të jetës pas lindjes (por para se të mbushë 1 vit të jetës pas lindjes). Vdekja amënore është vdekja e një gruaje që ndodhë gjatë periudhës së shtatëzanisë ose Brenda 42 ditëve mbas përfundimit të sajë nga një shkak çfarëdo i përcaktuar ose është rënduar nga barra ose nga ndihma e dhënë për barrën duke përjashtuar vdekjet aksidentale ose të papritura. Vdekshmëria shpreh vdekjet si një komponent i ndryshimit të popullsisë e cila i ndodhë çdo pjesëtari të popullsisë. Koeficienti i vdekshmërisë sipas shkakut llogaritet me vdekje për 100 mijë banorë sepse për shumë shkaqe vdekjesh shkalla e ndodhjes është shumë e vogël. Pjesëmarrja e vdekjeve nga një grup specifik i shkakut shprehet si përqindje e vdekjeve që ndodhin në at grup në raport me numrin total të tyre. Koeficienti i vdekshmërisë së foshnjave është numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç për 1000 lindje të gjalla në një vit të dhënë. Koeficienti i vdekshmërisë amtare është numri i grave që vdesin si rezultat i shtatzënisë në një vit të dhënë për 100 mijë lindje të gjalla të atij viti.
      1. Personat e vdekur.
      1. Popullata e synuar përbëhet nga të gjithë personat që jetojnë në ekonomitë familjare private. Personat që jetojnë në familje kolektive dhe në institucione në përgjithësi janë të përjashtuar nga popullata e synuar. Kushtet për të marrë parasysh popullatën e zakonshme rezidente – rezidenca e personit në Kosovë në 12 muajt e fundit.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2006 në çdo dy vite. Ka filluar me periudhën referuese 2006/2007, 2008/2009, 2010/2011, 2012/2013 duke u përpunuar 2014/2015.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Indikatorët janë raportuar në 100.000 banorë (p.sh. të vdekurit në Kosovë, sipas klasifikimit të grupit të sëmundjeve dhe pjesëmarrja në 100.000 banorë, etj.) Regjistrimi tabelor i 65 shkaqeve të vdekjes në Kosovë,"European Shortlist" Të vdekurit në Kosovë sipas grup-moshave dhe grupeve të sëmundjeve.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur çdo dy vite.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është dy vjeçare.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Shkaqet e vdekjeve në Kosovë 2012 dhe 2013": http://ask.rks-gov.net/media/1796/shkaqet-e-vdekjeve-ne-kosove-2012-2013.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2012 Afati kohor - 16 shtator 2015.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Koherenca dhe krahasueshmëria
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Kodifikimi, personeli i autorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP). Personat që bëjnë kontrollin logjik – 2 persona. Personat që bëjnë futjen e të dhënave? kontrollin pas futjes së të dhënave – 2 persona, prodhimi i tabelave dhe publikimeve – 1 person.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Të dhënat bazohen nga rastet e vdekjeve të raportuara nëpërmes pyetësorëve nga zyrat e gjendjeve civile.
      1. Mbledhja e të dhënave është mujore.
      1. Mbledhja e të dhënave bëhet përmes zyrave regjionale.
      1. Të dhënat kontrollohen dhe plotësohen nëse kemi mos përgjigje në modalitete të pyetësorit. Nga zyrtaret e statistikave vitale kontaktohen njësitë raportuese. Pas përfundimit të plotësimit vazhdohet me kontrollin logjik në zyrë para se të bëhet futja e të dhënave. Kontrollimi i të dhënave pas futjes, pastrimi i data bazës, analizimi, tabelimi dhe publikimi i te dhënave.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.