Metadata

| |

Statistikat e Arsimit

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK.
      1. Departamenti i Statistikave Sociale - Sektori i Arsimit.
      1. Advie Uka
      1. Zyrtare e statistikave të arsimit.
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. advie.uka@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 140
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Statistikat e arsimit përmbajnë të dhënat për arsimin parashkollor, parafillor, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë dhe arsimin universitar në sektorin publik dhe privat.
      1. Kategoritë e niveleve të arsimit bazohen në Klasifikimin Standard Ndërkombëtar të Arsimit (ISCED 97).
      1. Statistikat e arsimit mbulojnë sektorin social dhe ekonomik.
      1. Të dhënat e arsimit kategorizohen sipas niveleve të ISCED 97. Arsimi parashkollor dhe parafillor paraqet nivelin 0 sipas Klasifikimit Standard Ndërkombëtar të Arsimit (ISCED 97), dhe është i organizuar në edukim parashkollor dhe parafillor (mosha e fëmijëve 1-6 vjeç), Arsimi fillor dhe i mesëm i ulët – niveli 1+2 sipas ISCED 97- është dedikuar për fëmijë dhe rini të cilët në moshë të caktuar dhe në pikëpamje shpirtërore dhe fizike janë në gjendje të arsimohen, Arsimi fillor niveli 2 sipas niveleve të ISCED 97 zgjatë pesë vite dhe është i obligueshëm për të gjithë nxënësit sipas rregullës prej gjashtë vjeç deri në moshë njëmbëdhjetë vjeçare të jetës.Arsimi i mesëm i ulët zgjat katër vite dhe është i obligueshëm për të gjithë nxënësit sipas rregullës prej dymbëdhjetë deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Arsimi i mesëm i lartë (niveli 3) është veprimtari e cila pas arsimit fillor dhe të mesëm të ulët mundëson fitimin e njohurive për punë ose shkollim të mëtutjeshëm. Lloji i shkollave të mesme të larta ndahen në gjimnaze, shkolla profesionale dhe shkolla artistike. Arsimi universitar –niveli 5 dhe 6 sipas ISCED97.
      1. Institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme e ulëta, shkollat e mesme të larta, Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.
      1. Statistikat i referohen arsimimit të obligueshëm siç është shkolla fillore dhe e mesme e ulët si dhe e mesme e lartë si dhe arsimit universitar.
      1. Kosova (niveli kombëtar) dhe niveli komunal.
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2001 në baza vjetore
      1. Nuk aplikohet.
      1. Numri i institucioneve parashkollore, numri i fëmijëve në arsimin parashkollor sipas grup-moshave, gjinisë dhe nacionalitetit, numri i edukatorëve sipas gjinisë dhe nacionalitetit, numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët sipas gjinisë dhe nacionalitetit, numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë sipas gjinisë, nacionalitetit, sipas klasave sipas drejtimeve - shkolla profesionale gjimnaze, numri studentëve të regjistruar sipas viteve, sipas drejtimeve të studimit, sipas gjinisë, nacionalitetit, numri i mësimdhënësve, sipas gjinisë dhe sipas angazhimeve.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë përgatitur “Statistikat e Arsimit 2015/2016”
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e arsimit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Arsimit 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3439/statistikat-e-arsimit-në-kosovë-shqip.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016 Viti akademik (të dhënat bazohen sipas gjendjes - 30 shtator). Afati kohor - 15 qershor 2016. Publikimi është përfunduar me daten 15 korrik 2016.
      1. Vonesa në kohë është një muaj.
      1. Statistikat i referohen nivelit lokal dhe kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Publikimi i statistikave të arsimit 2015/2016 do të jetë publikim i përbashkët në mes ASK dhe MASHT. Grumbulllimi i të dhënave për arsimin parauniversitar bëhet përmes Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA) në MASHT, ndërsa ASK grumbullon të dhënat për shkollat serbe (disa shkolla raportojnë) si dhe grumbullimin e të dhënave për arsimin publik universitar dhe për kolegjet private. Për analizimin dhe përpunimin e të dhënave të arsimit parauniversitar punojnë 2 persona nga ASK dhe 3 persona nga MASHT, ndërsa për arsimin universitar publik dhe privat 2 persona nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nga viti 2002/2003 deri në vitin 2012/2013 të dhënat për arsimin parauniversitar (publik dhe privat) janë grumbulluar përmes pyetësorëve të arsimit të shpërndarë nga zyret regjionale të ASK-së, të dërguar në shkolla. Ndërsa nga viti 2013/2014 burim i të dhënave për arsimin parauniversitar është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në arsim (SMIA), ndërsa burim i të dhënave për arsimin universitar janë Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore.
      1. Te arsimi parauniversitar publik dhe privat - secila shkollë (përpos shkollave serbe) raporton të dhënat në sistemin e Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA). Arsimi universitar publik – Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës i dërgon të dhënat në bazë të kërkesës së ASK-së për treguesve të cilët i nevojiten ASK-së. Të dhënat për Kolegjet private ASK i siguron përmes Agjencionit Kosovar të Akreditimit (AKA), për treguesit që ASK-së i nevojiten për publikimin e arsimit. Te dhënat grumbullohen përmes sistemit te menaxhimit te informatave ne arsim ne menyre elektronike si dhe nepermjet pyetesoreve per shkollat serbe qe nuk raportojne ne sistem.
      1. Të dhënat për arsimin parauniversitar (me përjashtim të shkollave serbe të cilat i kontrollon ASK) i kontrollojnë personat përgjegjës për statistika brenda MASHT për gabimet eventuale, si dhe bëjnë përpunimin dhe analizimin e tyre, ndërsa të dhënat për universitete në sektorin publik dhe privat personat përgjegjës për statistikat e arsimit në ASK përkatësisht DSS-së i kontrollojnë për gabimet eventuale dhe i verifikojnë ato, si dhe bëjnë përpunimin dhe analizimin e tyre, si dhe krahasueshmërinë me vitet paraprake.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.