Metadata

| |

Statistikat e Transportit

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK.
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare - Sektori i Ndërmarrjeve.
      1. Hysni Elshani
      1. Zyrtarë i lartë për Statistikat të Ndërmarrjeve.
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. hysni.elshani@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 133
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033.
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Duke u nisur nga kërkesa të vazhdueshme të shfrytëzuesve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm për të dhëna dhe informacione statistikore, dhe duke u bazuar në manualet dhe rekomandimet e EUROSTAT-it jemi munduar që përmes disa indikatorëve themelor të përgatisim një publikim për Statistika të Transportit dhe Telekomunikacion. Qëllimi i publikimit është të vejë në dukje tendencën e zhvillimit të këtij sektori për ekonominë e vendit. Besojmë se ky publikim do të shërbejë si bazë e dobishme referuese për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së, dhe do të shërbejë si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.
      1. Nuk aplikohet ndonjë klasifikim.
      1. Statistikat mbulojnë sektorët ekonomik.
      1. Rrugë publike - nënkupton sipërfaqen me rëndësi të përgjithshme për komunikacion, e cila mund të shfrytëzohet nga pjesëmarrësit në komunikacion sipas kushteve të shpallura nga organi kompetent; Auto udhë - nënkupton rrugën publike posaçërisht të ndërtuar dhe destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike, e cila është e shënuar me shenjë të posaçme komunikacioni, e cila ka sipërfaqe qarkulluese të ndarë fizikisht për lëvizje nga drejtime të kundërta të shiritave me gjerësi së paku 3,5 metra, varësisht nga konfiguracioni i terrenit, me nga një shirit për ndalje emergjente në të dy anët e autostradës, me gjerësi së paku 2,5 metra. Rrugë nacionale - nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si rrugë nacionale, e cila lidh dy e më tepër qytete dhe e cilat mund të shërbej si lidhje me rajonet jashtë Kosovës; Rrugë rajonale - nënkupton rrugën publike e cila lidh qendrat me rëndësi ekonomike të dy apo më tepër regjioneve. Rrugë lokale - nënkupton rrugën publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë lokale, që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune; Rrugë urbane - nënkuptohet rruga publike që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune. Rrugë e pa kategorizuar - nënkupton rrugë e cila nuk është caktuar si rrugë publike, por shfrytëzohet për komunikacion si rruga për shfrytëzimin e pyjeve, rruga e liqeve akumulues, rruga për destinim bujqësor e të ngjashme.
      1. Ministria e Infrastrukturës – Drejtoria për rrugë, PTK (Post-telekomunikacioni i Kosovës), Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari “ – LIMAC si dhe Hekurudhat e Kosovës.
      1. Te dhënat janë administrative dhe merren ne forme te agreguar.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore 2005- 2011, publikimi i transportit ka qene me baze vjetore dhe është publikuar ne vitin 2012. Nga TM 1 te dhënat janë me baze tremujore dhe publikimi i fundit është TM3 2017.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Rrugët paraqiten në kilometra (Km). Numri i udhëtareve dhe numri i fluturimeve në sasi. Bartja e mallrave shprehet në sasi.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është në baza tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Transportit, TM3 2017": http://ask.rks-gov.net/media/3635/transportit-tm3-2017.pdf .
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Duke u nisur nga kërkesa të vazhdueshme të shfrytëzuesve të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm për të dhëna dhe informacione statistikore, dhe duke u bazuar në manualet dhe rekomandimet e EUROSTAT-it jemi munduar që përmes disa indikatorëve themelor të përgatisim një publikim për Statistika të Transportit dhe Telekomunikacion. Shfrytëzuesit e këtyre janë Posta dhe telekomi, Ministria e Transportit si dhe shfrytëzuesit shkencor për nevoja te ndryshme, mediat dhe studentet për hulumtime të ndryshme.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Periudha referuese tre mujore (1 korrik-30 shtator) 2017. Të dhënat publikohen mbas tridhjetë ditësh.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Te dhënat janë administrative dhe merren 7 dite pas dërgimit të kërkesës për të dhëna. Procesimi i të dhënave kërkon analizimin, tabelimin dhe publikimin e tyre brenda 12 ditëve.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Burim i të dhënave janë: Ministria e Infrastrukturës – Drejtoria për rrugë, PTK (Post-telekomunikacioni i Kosovës), Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari “ - LIMAC si dhe Hekurudhat e Kosovës.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore.
      1. Përmbledhja e të dhënave bëhet përmes emalit.
      1. Pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave vazhdohet me kontrollin logjik.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf .