Metadata

| |

Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare - Sektori i Ndërmarrjeve
      1. Hysni Elshani
      1. Zyrtarë i lartë për Statistikat të ndërmarrjeve
      1. Ul. “Zenel Salihu” br. 4. 10000 Priština, Kosovo
      1. hysni.elshani@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 133
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 17/11/2017
      1. Qëllimi i anketës tremujore të tregtisë me pakicë është që të sigurojë të dhëna për qarkullimin e mallrave. Anketa mbledh të dhëna mbi tregun e shitjes së mallrave me TVSH, TVSH-në e llogaritur, numrin e të punësuarve dhe numrin e orëve të punës për muajin e raportimit. Të dhënat e tregtisë me pakicë mund të përdoren për hulumtimin e trendëve aktuale dhe kushtet në tregun e mallrave të konsumit, nga pikëpamja e ndryshimeve në qarkullimin e mallrave, si dhe ndryshimeve sezonale në vëllimin e shitjeve dhe të tregtisë nga grupe të mallrave.
      1. Tregtia me pakicë bënë grumbullimin e të dhënave sipas klasifikimit të aktiviteteve ekonomike NACE Rev.2, grupi 47.
      1. Statistikat mbulojnë sektorët ekonomik.
      1. Ndërmarrja - është njësia më e vogël e kombinimit të njësisë legale me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve e cila ka pavarësi në vendim-marrje, sidomos për përdorimin e burimeve të saj materiale e monetare. Një ndërmarrje mund të ushtrojë një ose disa aktivitete ekonomike. Ndërmarrje aktive - konsiderohen vetëm ato ndërmarrje që kanë deklaruar njërin nga tatimet apo ndonjë të punësuar për vitin referues. Vlera e qarkullimit nga tregtia - paraqet qarkullimin e realizuar nga tregtia duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar. Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Indeksi i vlerës së qarkullimit nga tregtia me pakicë - paraqet ndryshimin në një tremujor të qarkullimit nga tregtia me pakicë krahasuar me mesataren tremujore të vitit bazë (2013). Numri i të punësuarve - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë që punojnë në ndërmarrje (përjashtuar pjesëtarët e familjes që punojnë pa pagesë). Indeksi i Numrit të punësuarve - Indeksi i punësimit paraqet ecurinë e punësimit në ndërmarrjet e anketuara.
      1. Njësi të hulumtimit janë ndërmarrjet aktive gjatë vitit të fundit kalendarik.
      1. Korniza për mostër është nxjerrë nga Regjistri statistikor i Bizneseve. Janë të përfshira vetëm bizneset në kuadër të grupit 47 - tregtia me pakicë dhe vetëm ato që janë aktive gjatë vitit të fundit referues.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2013. Periudha referuese është tremujore (p.sh.1 prill - 30 qershor 2017).
      1. Nuk aplikohet
      1. Qarkullimi paraqitet në euro. Numri i të punësuarve me numra absolut ndërsa ndryshimet në mes të periudhave në përqindje (%).
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është në baza tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e tregtisë me pakicë publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë TM2 – 2017": http://ask.rks-gov.net/media/3560/statistikat-e-tregtis-me-pakice-20092017-2.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Përdoruesit kryesore janë Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, institucionet e ndryshme kërkimore, statistikat e llogarive kombëtare dhe sektorë të tjerë brenda ASK-së.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Periudha referuese është tremujore (p.sh.1 prill - 30 qershor 2017). Të dhënat për çdo tremujor publikohen saktësisht pas 85 ditëve nga periudha referuese por kjo mund të ndryshoj varësisht nga ditët e festave apo ditët e vikendit për një apo dy ditë.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Burim i të dhënave janë të gjitha bizneset e përzgjedhura për mostër e të cilat i përkasin grupit dyshifror 47 sipas NACE – Rev.2. Korniza e mostrës bazohet në të dhënat nga Regjistri statistikor i bizneseve.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore.
      1. Mbledhja e të dhënave bëhet për mes intervistimit të drejtpërdrejtë të bizneseve të përzgjedhura.
      1. Pas përfundimit nga intervistuesit vazhdohet me kontrollin logjik në zyrë para se të bëhet futja e të dhënave. Kontrollimi i të dhënave pas futjes së të dhënave, krahasimi i të dhënave në nivel të agreguar për periudhat paraprake.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.