Metadata

| |

Statistikat Afatshkurtëra të Industrisë

      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare - Sektori i ndërmarrjeve
      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Valdete Navakazi
      1. Zyrtare për Statistikat afatshkurta të ndërmarrjeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. valdete.navakazi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 133
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 17/11/2017
      1. Qëllimi i anketës tremujore të statistikave të industrisë është që të sigurojë të dhëna mbi prodhimin industrial dhe qarkullimin e mallrave të prodhuara. Anketa mbledh të dhëna mbi sasinë e mallrave industriale të prodhuara me TVSH, TVSH-në e llogaritur, numrin e të punësuarve dhe numrin e orëve të punës për periudhën e raportimit. Të dhënat e statistikave të industrisë mund të përdoren për hulumtimin e trendëve aktuale dhe kushtet në tregun e qarkullimit të mallrave industriale, nga pikëpamja e ndryshimeve në qarkullimin e mallrave, si dhe ndryshimeve sezonale.
      1. Statistikat e industrisë bëjnë grumbullimin e të dhënave sipas klasifikimit të aktiviteteve ekonomike NACE Rev.2, të cilat i përkasin sektoreve (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave).
      1. Statistikat mbulojnë sektorët ekonomik.
      1. Ndërmarrja është njësia më e vogël e kombinimit të njësisë legale me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve e cila ka pavarësi në vendim-marrje, sidomos për përdorimin e burimeve të saj materiale e monetare. Një ndërmarrje mund të ushtrojë një ose disa aktivitete ekonomike. Ndërmarrje aktive - konsiderohen vetëm ato ndërmarrje që kanë deklaruar njërin nga tatimet apo ndonjë të punësuar për vitin referues. Vlera e qarkullimit nga prodhimi - paraqet qarkullimin e realizuar nga prodhimi duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar. Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variable të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Indeksi i vlerës së qarkullimit nga prodhimi - Objektivi i indeksit të vlerës së qarkullimit është të paraqesë ecurinë e tregut. Numri i të punësuarve - Numri gjithsej i personave të punësuar me pagesë që punojnë në ndërmarrje (përjashtuar pjesëtarët e familjes që punojnë pa pagesë). Indeksi i Numrit të punësuarve - Indeksi i punësimit paraqet ecurinë e punësimit në ndërmarrjet e anketuara.
      1. Ndërmarrjet aktive gjate vitit të fundit kalendarik.
      1. Bazë për përcaktimin e mostrës është RSB dhe janë të përfshira bizneset aktive ne kuadër te sektoreve B,C,D dhe E sipas NACE - Rev.2.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2013. Periudha referuese është tremujore (p.sh.1 prill - 30 qershor 2017).
      1. Nuk aplikohet.
      1. Qarkullimi paraqitet në index. Numri i të punësuarve me numra absolut ndërsa ndryshimet në mes të periudhave në përqindje (%).
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është në baza tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.