Metadata

| |

Bruto Produkti Vendor (BPV) me Qasjen e Shpenzimeve

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare - Llogaritë Kombëtare
      1. Xhevrie Fetahu
      1. Udhëheqëse e Divizionit të Llogarive Kombëtare
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr. 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. xhevrie.fetahu@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 134
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 16/11/2017
      1. Llogaritë kombëtare paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë për të gjitha transaksionet që kanë ndodhur në një periudhë të caktuar kohore si dhe pasqyrojnë një pamje të përgjithshme të ekonomisë në Kosovë. Ato ofrojnë një përshkrim sistematik, të qëndrueshëm dhe statistikor të ekonomisë në përgjithësi dhe të raportit reciprok ndërmjet sektorëve të ndryshëm ekonomik dhe në mes të ekonomisë së përgjithshme dhe pjesës tjetër të botës. Vetë llogaritë në një mënyrë të përmbledhur paraqesin informacione të detajuara, të organizuara në bazë të parimeve dhe perceptimeve lidhur me funksionimin e një ekonomie.
      1. Për të llogaritur BPV janë përdorur klasifikimet e mëposhtme: - ESA 2010 , sistemi evropian i Llogarive Kombëtare dhe SNA 2008; - NACE Rev.2 – klasifikimi i veprimtarive ekonomike; - CPA - Klasifikimi i produkteve sipas aktiviteteve; - COICOP - Klasifikimi i Konsumit Individual Sipas Qëllimit; - COFOG – klasifikimi i te dhenave qeveritare sipas funksionit; - Sistemi i Harmonizuar (HS) dhe Nomenklatura e kombinuar (NK) për import dhe eksport të mallrave; - PRODCOM, klasifikim qe përdoret për industrinë përpunuese dhe në industrinë nxjerrëse; - BEC - Kategoria ekonomike për import dhe eksport.
      1. Statistikat mbulojnë korporatat jo-financiare, korporatat financiare, qeverinë e përgjithshme, ekonomitë familjare dhe institucionet jo-fitimprurëse që iu shërbejnë ekonomive familjare.
      1. Sigurimi i të dhënave për Sistemit Evropian të llogarive (ESA 2010) dhe manuali për Financa Qeveritare 2014.
      1. Njësitë e biznesit, ekonomitë familjare, Qeveria, OJQ-të, të gjitha njësitë financiare.
      1. Kosova (niveli kombëtar)
      1. BPV vjetore me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante 2004 – 2014; BPV tremujore me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante TM1 2010 - TM3 2015.
      1. Nuk aplikohet.
      1. BPV ne baza vjetore dhe tremujore llogaritet në milion euro. Pjesëmarrja e komponenteve te BPV - së sipas shpenzimeve është shprehur në %.
      1. Statistikat e llogarive kombëtare janë përllogaritur në baza tremujore dhe vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Eurostat, FMN, BQK, Ministri e Financave dhe shfrytëzues të tjerë.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit kalendarin e publikimeve për vitin vijues. Kalendari është i gatshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është në baza tremujore dhe vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Bruto Produkti Vendor 2008-2016": http://ask.rks-gov.net/media/3565/bruro-produkti-vendor-tm2-2017.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Objektivat kryesore të Llogarive Kombëtare janë në radhë të parë sigurimi i të dhënave për Eurostat dhe FMN, Ministrinë e Financave (MF), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ), Universitetin, studentët në Master dhe shkallën PhD), Ambasadat si dhe te gjithë shfrytëzuesve tjerë.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së.: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016. Afati kohor - 27 tetor 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Të dhënat për llogaritjen e BPV-së me qasjen e shpenzimeve janë: a) Burimet e të dhënave statistikore: Rezultatet e anketave të kryera nga ASK, si: anketa strukturore e biznesit, anketa e buxhetit të ekonomive familjare (ABEF), Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP), anketa e ekonomive familjare bujqësore (AESHB) dhe publikimet ASK; statistikat e tregtisë së jashtme: importi dhe eksporti i mallrave; indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK), indeksi i çmimeve të rodhimit (IÇP), indeksi i çmimeve të ndertimit, indeksi i çmimeve të importit, indekset input -output të bujqësisë të cilat janë përdorur si deflatorë. b) Burimet e të dhënave administrative: Ministria e Financave (të dhënat e buxhetit të shtetit dhe të dhënat e thesarit); Banka Qendrore e Kosovës (të dhënat e bilancit të pagesave), kompanitë e sigurimeve dhe njësitë e tjera financiare; Ministria e Administratës Publike (të dhënat e organizatave jo-qeveritare), Ministria e Bujqësisë, Agjencioni i Veterinarisë etj.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore dhe vjetore.
      1. Për të mbledhur të dhëna përdoren disa metoda: përmes emalit, ueb faqes si dhe nëpërmjet USB-ve.
      1. Pas mbledhjes së të dhënave bëhet kontrolli logjik si dhe krahasimi i të dhënave me periudhat e mëparshme.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.