Metadata

| |

Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare – Sektori i çmimeve
      1. Ibish Asllani Arlinda Mataj
      1. Udhëheqës i Divizionit të çmimeve Zyrtare e statistikave të çmimeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. Ibish.Asllani@rks-gov.net arlinda.mataj@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 125 dhe + 381 38 200 31 117
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 23/11/2017
      1. Indeksi i Kostos së Ndërtimit mat zhvillimin e çmimeve të faktorëve të prodhimit të lëndëve të para, të pagave, makinerive, transportit, energjisë dhe kostot e tjera që përdoren në projektet e ndërtimit. Indeksi mat ndryshimin e çmimeve për faktorët individualë të prodhimit dhe i peshon këto në përputhje me një sistem të caktuar të peshimit.
      1. Indeksi i çmimeve te importit përdor NACE rev .2.
      1. Statistikat mbulojnë të gjithë sektorët ekonomikë.
      1. Nga tremujori i parë i vitit 2016, modeli i indeksit për Indeksin e Kostos së Ndërtimit ka ndryshuar nga indeksi bazë fiks në llojin e indeksit zinxhir me lidhje vjetore të Laspeyerit. Arsyeja kryesore për ndryshimin e modelit të indeksit nga indeksi me bazë fikse në indeks të zinxhirit është se kjo mundëson përfshirjen e artikujve të ri ose të fshijë artikujt e vjetër të cilët nuk janë më të rëndësishëm. Arsyeja e dytë është harmonizimi i IKN-së me treguesit e tjerë të çmimeve të prodhuara nga ASK-ja të cilat përdorin modelin e indeksit zinxhir. Periudha referuese e indeksit referencë (periudha bazë) në të njëjtën kohë është ndryshuar nga tremujori i parë i vitit 2013 me mesataren e vitit 2015 (viti bazë 2015 = 100).
      1. Indeksi i Kostos së Ndërtimit për banesat shumëkatëshe përfshin gjashtë katogori të kostos si në vijim: Materialet, pagat, makineritë, transporti, energjia, kostot e tjera.
      1. Ndërtesat e sapondërtuara shumëkatëshe, që është lloji më i zakonshëm i projektit të ndërtimit në Kosovë.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Indeksi i Kostos së Ndërtimit publikohet prej vitit 2014 dhe vazhdon rregullisht të publikohet ne baza tremujore.
      1. Indeksi 2015=100.
      1. Te dhënat publikohen në përqindje.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht: http://ask.rks-gov.net/media/3527/indeksi-i-kotos-se-n-dertimit-tm2-2017.pdf
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e arsimit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave http://ask.rks-gov.net/media/3527/indeksi-i-kotos-se-n-dertimit-tm2-2017.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Indeksi i Kostos së Ndërtimit për ndërtesat shumëkatëshe është indikator i rëndësishëm për palët e interesit, si dhe për analizimin e sektorit të ndërtimtarisë. Mund të përdoret edhe si deflator tek llogaritë kombëtare për ndërtimin e ndërtesave të reja shumëkatëshe.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nga mbledhja e të dhënave që përfshin periudhen referuese (periudha referuese prill – qershor 2017), shpërndarja e të dhënave përfundimtare për TM2 2017 është 73 ditë (N + 73).
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Për materialet e ndërtimit, çmimet mblidhen nga furnizuesit e materialeve të ndërtimit. Kostot e pagave mblidhen nga kompanitë ndërtimore. Për kostot e makinerive, ASK-ja mbledhë çmimet për makinat e vogla që përdoren në sektorin e ndërtimtarisë. Për shërbimet e transportit të materialeve ndërtimore të dhënat merren nga disa kompani ndërtimore. Te kategoria kostotot e tjera, kalkulimi i indekseve bëhet nga ecuria e indekseve te harmonizuara te çmimeve konsumit në kuadër të ASK-së.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore.
      1. Pesha për Indeksin e Kostos të Ndërtimit bazohet në pyetësorin e kompanive të ndërtimit.
      1. Materiali që grumbullohet nga Drejtoritë regjionale i behet një kontroll logjike para se te futet ne bazën e shënimeve duke u bere krahasimi me tremujorin e kaluar. Aty ku ka dyshime behet kontakti përmes telefonit apo emalit me personin raportues në ndërmarrje apo ne drejtorate regjionale ne mënyrë qe te verifikohet apo përmirësohet çmimi i artikullit raportues.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.