Metadata

| |

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare – Sektori i çmimeve.
      1. Ibish Asllani, Hasan Berisha
      1. Shef i divizionit të statistikave të çmimeve, Zyrtar i lartë i statistikave të çmimeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. Ibish.asllani@rks-gov.net, hasan.berisha@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 125, + 381 38 200 31 117
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar të publikoj Indeksin e çmimeve të prodhimit (IÇP) nga muaji Maj 2009. Çmimet dhe vlera e prodhimeve industriale janë grumbulluar nga ndërmarrjet prodhuese më ndikim në Kosovë. Vlera e prodhimit dhe çmimi mesatar vjetor i referohen vitit 2007, ndërsa nga tremujori i parë i vitit 2009, është duke u bërë monitorimi dhe llogaritja e indeksit në vazhdimësi, në periudha tremujore dhe vjetore. Për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të prodhimit kemi 24 Ndarje (aktivitete ekonomike) me rreth 160 ndërmarrje prodhuese me rreth 500 artikuj.
      1. IÇP - Indeksi i çmimeve të prodhimit është në përputhshmëri me Klasifikimin Standard të Veprimtarive sipas NACE rev.2, bazuar në “Rregulloren Nr.11/2013 neni 7 për implementimin e standardit për klasifikimin e veprimtarive”. IÇP është në zhvillim e sipër dhe synon të përfshijë në vazhdimësi aktivitetet ekonomike të cilat për momentin nuk janë aktive, por që gradualisht pritet prodhimi nga këto aktivitete.
      1. Statistikat mbulojnë të gjithë sektorët ekonomikë. Tabelat paraqesin punësimin dhe jo punësimin sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesionit.
      1. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) është tregues relativ që mat shkallën në të cilën çmimet e mallrave (prodhimeve) të prodhuara dhe shërbimeve ndryshojnë në periudha të caktuara kohore.
      1. Çmimet dhe vlera e prodhimeve indusriale janë grumbulluar nga ndërmarrjet prodhuese më reprezentative në Kosovë.
      1. Popullata e synuar përbëhet nga të gjitha ndërmarrjet prodhuese që kanë ndikim në Kosovë në veprimtarinë ekonomike – prodhuese.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Indeksi i çmimeve te Importit publikohet prej vitit 2009 dhe publikohet në baza tremujore.
      1. Indeksi bazë i Indeksit te çmimeve te Importit është 2010=100.
      1. Te dhënat e Indeksit të çmimeve të Importit publikohen si Indekse, ndryshimi tremujor dhe vjetor në përqindje.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore dhe vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Indeksi i Çmimeve të Prodhimit TM2 - 2017": http://ask.rks-gov.net/media/3518/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-prodhimit-i%C3%A7p-tm2-2017.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Kryesisht si parametër statistikor ka një rëndësi të veçantë si deflator i Bruto Prodhimit Vendor me qasjen e prodhimit. Kryesish përdoret nga: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Banka qendrore, FMN si dhe hulumtues te ndryshëm.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Indeksi i çmimeve të importit është tremujor (periudha referuese 1 prill - 30 qershor 2017) dhe publikimi i te dhënave behet sipas planit të përcaktuar nga menagjmenti.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Për llogaritjen e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) në ASK është i angazhuar një person, kurse ne grumbullimin e pyetësorëve në drejtoritë regjionale janë te angazhuar shtate persona. Koha për përgatitjen e pyetësorëve merr 10 dite dhe pastaj u shpërndahet Drejtorive regjionale për monitorim. Kontrolli ,verifikimi, përfshirja dhe përpunimi i rezultateve merr 30 ditë.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Që nga viti 2014, IÇP është i llogaritur për 24 ndarje (aktivitete ekonomike), rreth 160 ndërmarrje prodhuese me rreth 500 artikuj. Si projekt (GOPA - ASK) ka filluar gjatë vitit 2007 me qëllim që të krijohet baza elementare për themelimin e hulumtimit të IÇP-se, ndërsa nga mesi i vitit 2010 projekti është duke u mbështetur nga SIDA suedeze. IÇP nga tremujori i parë 2014 përdorë peshat specifike të rifreskuara nga të dhënat e Anketës Strukturore të Bizneseve (ASN), viti 2012.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore.
      1. Mbledhja e të dhënave bëhet në shumicën e rasteve përmes pyetësorëve në letër që i dërgojnë punëtoret e drejtorateve në ndërmarrjet importuese dhe ne raste te veçanta ne mënyre elektronike nga qendra.
      1. Materiali që grumbullohet nga Drejtoritë regjionale i behet një kontroll logjike para se te futet ne bazën e shënimeve duke u bere krahasimi me tremujorin e kaluar. Aty ku ka dyshime behet kontakti përmes telefonit apo emalit me personin raportues në ndërmarrje apo ne drejtorate regjionale ne mënyrë qe te verifikohet apo përmirësohet çmimi i artikullit raportues.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.