Metadata

| |

Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare – Sektori i Çmimeve
      1. Ibish Asllani, Hamdi Jupolli
      1. Shef i divizionit të statistikave të çmimeve, Zyrtar i lartë i statistikave të çmimeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr. 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. Ibish.asllani@rks-gov.net, hamdi.jupolli@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 125, + 381 38 200 31 117
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare ka filluar të publikojë Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) në qershor 2009. Çmimet e importit filluan të mblidhen në fillim të 2006. Çmimet mblidhen në bazë tremujore dhe mbulojnë kompanitë më reprezentative të importit të cilat ishin aktive në shumicën e komunave. Objektivi kryesore i IÇIMP është në radhë të parë sigurimi i të dhënave për : Çmimet, indekset, peshat, sektorët dhe ndryshimet tremujore dhe vjetore te indekseve.
      1. Indeksi i çmimeve te importit përdor Sistemin e Harmonizuar te Organizatës Botërore te Doganave (OBD) te publikuar ne Sektorë 2 shifror.
      1. Statistikat mbulojnë të gjithë sektorët ekonomikë. Tabelat paraqesin punësimin dhe jo punësimin sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesionit.
      1. Indeksi i çmimeve te Importit llogaritet sipas Sistemit te Harmonizuar te Organizatës Botërore te Doganave. Indeksi i çmimeve te Importit është indikator statistikor i cili matë ndryshimet tremujore te çmimeve te importit. Variablat kryesore janë : 1. Çmimet e agreguara te artikujve te importuara te shprehura ne valuta e te publikuara ne Indekse, 2. Artikujt e importuar e të shpërndarë ne sektorë dhe 3. Peshat e shpërndara neper sektorë.
      1. Çmimet e artikujve te importit për llogaritjen e Indeksit te çmimeve te importit merren nga ndërmarrjet importuese.
      1. Popullata e synuar përbëhet nga të gjitha ndërmarrjet importuese me reprezentative (qe kane importin me te madh) ne kuadër te kapitujve dhe sektorëve. Zgjedhja e ndërmarrjeve behet nga qarkullimi qe kane nga shënimet e Doganave te Kosovës.
      1. Kosova (niveli kombëtar)
      1. Indeksi i çmimeve te Importit publikohet prej vitit 2009 dhe përfshin të dhënat prej vitit 2006 dhe vazhdon rregullisht të publikohet ne baza tremujore.
      1. Indeksi bazë i Indeksit te çmimeve te Importit është 2010=100.
      1. Te dhënat e Indeksit të çmimeve të Importit publikohen si Indekse, ndryshimi tremujor dhe vjetor në përqindje.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza tremujore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është tremujore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së
      1. Të dhënat për statistikat e arsimit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Indeksi i Çmimeve të Importit TM2 - 2017": http://ask.rks-gov.net/media/3515/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-importit-i%C3%A7imp-tm2-2017.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Te dhënat e indeksit të çmimeve të Importit përdoren nga Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Banka Qendrore e Kosovës, Agjencia e Statistikave te Kosovës, Eurostati si dhe ndërmarrjet e ndryshme Importuese.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Indeksi i çmimeve të importit është tremujor (periudha referuese 1 prill - 30 qershor, 2017) dhe publikimi i te dhënave behet sipas planit të përcaktuar nga menagjmenti.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Mënyra e marrjes së shënimeve është përmes pyetësorëve në letër dhe ne mënyre elektronike përmes emalit. Regjistri i ndërmarrjeve behet nga të dhënat e doganave dhe merren ndërmarrjet me reprezentative ne kuadër te kapitujve dhe sektorëve. Si kriter për selektimin e ndërmarrjes merret qarkullimi vjetor në import. Ne kemi për momentin 120 njësi raportuese (ndërmarrje importuese) dhe mbi 500 artikuj. Në çdo vitë rritet numri i njësive raportuese dhe numri i artikujve.
      1. Mbledhja e të dhënave është tremujore.
      1. Mbledhja e të dhënave bëhet në shumicën e rasteve përmes pyetësorëve në letër që i dërgojnë punëtoret e drejtorateve në ndërmarrjet importuese dhe ne raste te veçanta ne mënyre elektronike nga qendra.
      1. Materiali që grumbullohet nga Drejtoritë regjionale i behet një kontroll logjike para se te futet ne bazën e shënimeve duke u bere krahasimi me tremujorin e kaluar. Aty ku ka dyshime behet kontakti përmes telefonit apo emalit me personin raportues në ndërmarrje apo ne drejtorate regjionale ne mënyrë qe te verifikohet apo përmirësohet çmimi i artikullit raportues.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.