Metadata

| |

Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve (ASN)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare - Divizioni i Statistikave të Ndërmarrjeve
      1. Luljeta Krasniqi
      1. Zyrtare për Statistika të Ndërmarrjeve
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. luljeta.krasniqi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 133
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 16/11/2017
      1. Nga hulumtimi i Anketës Strukturore e Ndërmarrjeve, mblidhen dhe llogariten të dhëna mbi ekonominë e tregut të cilat janë ndërkombëtarisht të krahasueshme. Qarkullimi përfshin të gjitha detyrimet dhe taksat e faturuara për mallrat ose shërbimet në njësinë, duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe taksat e tjera të ngjashme të zbritshme të lidhura drejtpërdrejt me qarkullim. Blerjet e mallrave dhe shërbimeve përfshijnë vlerën e gjithë mallrave dhe shërbimeve të blera gjatë periudhës kontabël për rishitje apo konsumin në procesin e prodhimit. Shpenzimet materiale përfshijnë kostot e materialeve të prodhimit dhe shpenzimet e përgjithshme të materialeve, kostot e materialeve të tjera dhe të energjisë që janë drejtpërdrejt të përfshirë në produktin dhe për çmimin e saj të kostos. Investimi bruto në asete të prekshme dhe investime gjatë periudhës referuese në të gjitha mallrat e prekshme. Të përfshira janë edhe mallra të reja dhe ekzistuese të kapitalit të prekshëm, nëse janë blerë nga palët e treta ose të prodhuara për përdorim të vet dhe që të ketë një jetë të dobishme më të madhe se një vit.
      1. ASN mbledh informacion mbi aktivitetet ekonomike sipas Klasifikimit Evropian të Aktiviteteve Ekonomike (NACE Rev.1 dhe rev.2).
      1. Statistikat mbulojnë sektorët ekonomik.
      1. Ndërmarrja është njësia më e vogël e kombinimit të njësisë legale me njësinë e prodhimit të produkteve ose shërbimeve e cila ka pavarësi në vendim-marrje, sidomos për përdorimin e burimeve të saj materiale e monetare. Një ndërmarrje mund të ushtrojë një ose disa aktivitete ekonomike. Ndërmarrje aktive - konsiderohen vetëm ato ndërmarrje që kanë deklaruar njërin nga tatimet apo ndonjë të punësuar për vitin referues. Të punësuarit - përfshijnë të gjithë personat që punojnë në ndërmarrje përfshirë pronarët, të punësuarit me pagesë si dhe pjesëtarët e familjes që punojnë pa pagesë. Vlera e qarkullimit - përfshin shumat e faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës referuese dhe i korrespondon shitjes në treg të të mirave dhe shërbimeve të ofruara të tjerëve. Shpenzimet apo blerjet - paraqesin shumën apo vlerën totale të blerjeve të realizuara nga ana e ndërmarrjes për nevoja të afarizmit brenda vitit kalendarik.
      1. Bizneset dhe njësitë lokale. Të dhëna kombëtare dhe të dhënat e ndara sipas madhësisë së numrit të personave të punësuar i referohen ndërmarrjeve. Njësitë vendore: Ndërmarrja është kombinimi më i vogël i njësive ligjore që është njësi organizative për prodhimin e mallrave ose shërbimeve, i cili përfiton nga një shkallë të caktuar të autonomisë në vendimmarrje, veçanërisht për shpërndarjen e burimeve aktuale të saj. Një ndërmarrje kryen një apo më shumë aktivitete në një apo më shumë vende. Një ndërmarrje mund të jetë një njësi e vetme ligjore. Të dhëna rajonale referohen njësive vendore. Njësia lokale është një ndërmarrje ose pjesë të tij (p.sh. një fabrikë, depo, zyra), i vendosur në një vend gjeografikisht të identifikuarë. Në ose nga ky vend aktiviteti ekonomik është kryer për të cilën - me disa përjashtime - një ose më shumë persona punojnë (edhe në qoftë se vetëm me kohë të pjesshme) për një dhe të njëjtën ndërmarrje.
      1. Biznesi konsiderohet si aktiv kur gjatë vitit ka të paktën një të punësuar apo qarkullimin zero. Nëse një njësi biznesi nga Kosova operon në Shqipëri konsiderohet si entitete lokale. Korniza e mostrës përbëhet nga një listë të ndërmarrjeve aktive të mbajtura në Regjistrin Statistikor të Bizneseve (SBR) e cila vepron në kuadër të Agjencisë. Sipas metodologjisë statistikore të përdorur biznesi konsiderohet aktiv nëse ka deklaruar një nga tatimet ose ka deklaruar ndonjë punonjës gjatë vitit referues. Mostra është nxjerrë duke përdorur një përzgjedhje të rastit të bizneseve për secilën klasë të nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike me qëllim të përfshirjes në nivel më të lartë të qarkullimit për të gjitha aktivitetet ekonomike.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Anketa filloi në vitin 2006 për vitin referues 2005. Nga viti 2006 e tutje, kjo anketë është pjesë integrale e programit statistikor të ASK-së dhe është i bazuar në deklarata dhe deklarimin e ndërmarrjeve.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Raportet e variablave monetarë janë të shprehur në përqindje.
      1. Statistikat e ndryshme janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e anketës strukturore të ndërmarrjeve publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/vjetari-statistikor-i-republikes-se-kosoves-per-vitin-2017
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2015": http://ask.rks-gov.net/media/2540/rezultatet-e-asn-se-2015.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Përdoruesit e të dhënave janë agjencitë qeveritare, institucionet kërkimore dhe personat privatë. Sipas Anketës lidhur me kënaqshmërinë e përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në mikrodata dhe të dhëna të agreguara në Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat paraprake për (vitin e kaluar) për llogaritë kombëtare janë përgatitur në shtator, ndërsa rezultatet përfundimtare janë publikuar në gjysmën e parë të dhjetorit. Dita e fundit e periudhës referuese është 31 dhjetor 2015. Afatet kohore – 07 dhjetor 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Në ASN është duke punuar vetëm një person për të gjitha fazat si redaktimi, përpunimi, analizimi dhe publikimi i të dhënave. Për mbledhjen e të dhënave në terren është kontraktuar një kompani private.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Korniza e mostrës përbëhet nga një listë e bizneseve aktive nga regjistri i biznesit. Burimi është Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia për regjistrimin e bizneseve në Kosovë. Sipas metodologjisë së përdorur, kompanitë aktive janë vetëm ato të cilët e kanë deklaruar një nga taksat ose deklaruar ndonjë punonjës gjatë vitit referues. Mostra është nxjerrë duke përdorur një përzgjedhje të rastit të bizneseve për secilën klasë në bazë të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike me qëllim të përfshirjes në nivel të qarkullimit të lartë të të gjitha aktiviteteve ekonomike.
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore
      1. Për të mbledhur të dhëna është përdorur Intervista personale e asistuar në letër. Në disa raste anketa është realizuar përmes emalit.
      1. Pas mbledhjes së të dhënave, faza e ardhshme është futja e të dhënave, pastaj është kontrolli logjik dhe korrigjimi i gabimeve. Të dhënat në ASN janë krahasuar me anketat e tjera të kryera në fushën e statistikave të biznesit, si anketat e industrisë, dhe tregtisë, anketa pët tregti dhe ndërtimtari. Gjithashtu të dhënat janë krahasuar me të dhënat administrative.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.