Metadata

| |

Statistiakt e Ujit

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK.
      1. Departamenti Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit.
      1. Teuta Ademi
      1. Zyrtare e Statistikave të Ujërave.
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë.
      1. Teuta.Ademi@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 156
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033.
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Ky është publikimi i parë i Statistikave të Ujërave, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ky publikim ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë. Në mënyrë modeste, publikimi synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.
      1. Ujin e konsumuar në bazë të Klasifikimit Evropian të Aktiviteteve Ekonomike (NACE Rev.2) dhe pyetësorit Eurostatit JQIW (Joint Questionnaire on Inland Waters).
      1. Mbulon sektorin e statistikave te ujit.
      1. Shumica e përkufizimeve janë të bazuara në ECE klasifikimin standard të përdorimit të ujit (CES / 636) dhe sisteme të Statistikave të Ujësjellësit në rajonin ECE (ECE / Water / 43) dhe janë në përputhje me IRWS dhe SEEAW ku janë të përshtatshme. Më tepër në koncepte dhe përkufizime në ‘’Data Collection Manual for the OECD / Eurostat Join Questionnaire on Inland Waters Tables 1-7’’.
      1. Të dhënat e mbledhura nga organe e ndryshme si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra Rregullatore e Ujit në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik, Ndërmarrja Hidroekonomike ‘’Ibër Lepenc’’NewCo Feronikeli Complex L.L.C, KEDS-u, Sharrcem SH.P.K, Impianti në Skenderaj, duhet përmirësuar vazhdimisht për të përmbushur standardet dhe rekomandimet evropiane.
      1. Të dhënat janë administrative dhe janë marrë nga institucionet përgjegjëse (lexo përgjigjen ne 3.5).
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore fillojnë nga viti referues 2015 në baza vjetore.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Njësia e përdorur për statistikat e ujit është në milion m³.
      1. Statistikat e ndryshme në përgjithësi janë paraqitur në baza vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e ujit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Statistikat e Ujerave në Kosovë 2015": http://ask.rks-gov.net/media/2893/statistikat-e-ujrave-ne-kosovë-2015.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Sipas Anketës së Kënaqshmërisë së Përdoruesit të kryer në vitin 2014, kërkesa kryesore ishte që të ketë më shumë qasje në të dhënat mikro dhe të dhënat e agreguara të jenë në formatin Excel.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 01 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015. Afati kohor – 31 mars 2016.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Mbledhja e të dhënave varet nga Institucionet kur të dhënat janë të gatshme për ASK. Nevojiten disa vizita nëpër institucioneve përkatëse për mbledhjen e të dhënave. Koha e kaluar në Institucion është rreth 1 orë gjatë vizitës së parë, 1 orë gjatë vizitës së dytë, dhe 1 orë gjatë vizitës së fundit, pjesa tjetër e kohës së kaluar është vështirë të vlerësohet. Grumbullimi, kontrolli logjik, përpunimi, futjen së të dhënave bëhet nga një zyrtar nga ASK.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është kryer asnjë rishikim.
      1. Të dhënat e mbledhura janë të dhëna administrative dhe mblidhen nga organe e ndryshme si “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, “Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, “Zyra Rregullatore e Ujit në Kosovë”, Instituti Hidrometeorologjik, Ndërmarrja Hidroekonomike ‘’Ibër Lepenc’’, “NewCo Feronikeli Complex L.L.C”, “KEDS-i”, “Sharrcem SH.P.K”, Impianti në Skenderaj dhe nga Regjistrimi i Popullsisë 2011. Të dhënat ne të ardhmen do merren edhe nga pyetësorët.
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore.
      1. Për të mbledhur të dhëna do të përdoren kontaktet me personat përgjegjës që disponojnë të dhënat e ujërave. Disa të dhëna mblidhen përmes emalit dhe telefonit.
      1. Kontrolli logjik si dhe validimi i të dhënave bëhet duke u bazuar ne manualin e statistikave të ujit ne nivel Evropian.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.
      1. Komentimi Fillimi