Metadata

| |

Anketa e Mbeturinave të Trajtuara (AMT)

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit
      1. Haki Kurti
      1. Udhëheqës i Divizionit për Statistikat e Mjedisit
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. haki.kurti@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 120
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 22/11/2017
      1. Qëllimi kryesorë i publikimit “Anketa e Mbeturinave të trajtuara 2016” Qëllimi i këtij hulumtimi është që të sigurohen të dhëna të qëndrueshme statistikore për sektorin e mbeturinave në Kosovë. Qëllimi i anketës së mbeturinave të trajtuara 2016 është që të sigurojë informacion statistikor për mbeturinat sipas: inputit, outputit, eksportit dhe deponimit.
      1. NACE rev 2, sektoret E38 dhe G46.7
      1. Sektorin e mbeturinave.
      1. Trajtimi i mbeturinave: përfshinë përpunimin për deponimin përfundimtar, duke përfshirë përgatitjen para rikuperimit ose deponimit përfundimtar. Po ashtu përfshin trajtimin fizik, kimik, biologjik apo termik, duke përfshirë sortimin, që ndryshon karakteristikat e mbeturinave në mënyrë që të zvogëlohet vëllimi, lehtësohet trajtimi ose reciklimi i mbeturinave.
      1. Bizneset.
      1. Bizneset sipas NACE rev 2, sektoret E38 dhe G46.7.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Seritë kohore janë në dispozicion nga viti referues 2005.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Indikatorët janë raportuar në ton (t), kilogram (kg) dhe në përqindje.
      1. Periudha referuese është vjetore.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98. Metodologjia e përdorur për realizimin e anketës është në harmoni me rregulloret dhe rekomandimet e BE-së, duke përfshirë edhe Ligjin e Mbeturinave në Kosovë 2005/02/L-30 dhe 2011/04-L-060.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është në baza vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht: http://ask.rks-gov.net/media/3621/anketa-e-mbeturinave-te-trajtuara-2016.pdf
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf .
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave: http://ask.rks-gov.net/media/3621/anketa-e-mbeturinave-te-trajtuara-2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. Objektivi kryesor është sigurimi i të dhënave themelore të nevojshme për hartimin e politikave në nivel kombëtar lidhur me menaxhimin e mbeturinave.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nga mbledhja e të dhënave që përfshin periudhen referuese (01 Janar deri 31 Dhjetor 2016), shpërndarja e të dhënave përfundimtare për vitin 2016 është 11 muaj (N + 11).
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat janë të krahasueshme mes zonave gjeografike.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Mostra është nxjerr nga regjistri statistikor i bizneseve. Madhesia e mostres ka qene 62 biznese.
      1. Mbledhja e të dhënave është vjetore.
      1. Mbledhja e të dhënave bëhet përmes zyrave regjionale me anë pyetësorit dhe me intervistë të drejtëpërdrejtë.
      1. Të dhënat kontrollohen dhe plotësohen nëse kemi mos përgjigje në modalitete të pyetësorit. Pas përfundimit të plotësimit vazhdohet me kontrollin logjik në zyrë para se të bëhet futja e të dhënave. Kontrollimi i të dhënave pas futjes, pastrimi i data bazës, analizimi, tabelimi dhe publikimi i te dhënave.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.