Metadata

| |

Llogaritjet Ekonomike në Bujqësi

      1. Agjencia e Statistikave të Kosovës - ASK
      1. Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit – Statistikat Agromonetare
      1. Edona Rexhepaj
      1. Zyrtare për Llogaritë Ekonomike për Bujqësi
      1. Rruga “Zenel Salihu” nr 4. 10000 Prishtinë, Kosovë
      1. edona.rexhepaj@rks-gov.net
      1. + 381 38 200 31 156
      1. Nuk ka numër të faksit në dispozicion. Numri i faksit është i përgjithshëm: +381 38 235 033
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2015
      1. 20/11/2017
      1. Llogaritë Ekonomike për Bujqësi (LLEB) ofrojnë të dhëna të hollësishme mbi të ardhurat në sektorin e bujqësisë. Qëllimi kryesor i Llogarive Ekonomike për Bujqësi është të analizojë procesin e prodhimit dhe të ardhurat primare të gjeneruara prej tij. Prandaj, llogaritë janë të bazuara në konceptin e industrisë. LLEB janë të dhëna të hollësishme mbi vlerën e prodhimit (çmimet e prodhimit dhe çmimet bazë), konsumin e ndërmjetëm, subvencionet dhe taksat, konsumin e kapitalit fiks, qiranë dhe interesin bankar, etj. Llogaritë Ekonomike për Bujqësi janë llogari satelite të Sistemit Evropian të Llogarive Ekonomike të Integruara (ESA), një sistem kontabiliteti që ndjek rekomandimet e OKB-së për llogaritë kombëtare. Ato mbulojnë prodhimet dhe shërbimet bujqësore të prodhuara gjatë periudhës kontabël, që janë shitur nga njësitë bujqësore, janë mbajtur në stoqet e fermës apo janë përdorur për përpunim të mëtejshëm nga ana e prodhuesve bujqësorë.
      1. LLEB janë pjesë integrale e sistemit evropian të llogarive dhe për këtë arsye, për hartimin e tyre, klasifikimi i përgjithshëm i Eurostat-it për aktivitetet ekonomike, NACE Rev. 1, është përdorur. Lista e aktiviteteve që përcakton industrinë bujqësore korrespondon me ndarjen 01 të këtij klasifikimi: Bujqësia, gjuetia dhe veprimtaritë shërbyese të lidhura me to.
      1. Sektori i mbulon të ardhurat e të gjitha njësive të përfshira në prodhimin bujqësor, edhe në qoftë se njësitë kanë aktivitete ekonomike më shumë të rëndësishme, si dhe në qoftë se qëllimi i njësive nuk është komerciale. Prodhimet e kopshtit (prodhuar vetëm për konsum vetanak) nuk përfshihen. Ndarja 01 e NACE Rev. 1 përbëhet nga: Grupi 01.1: Kultivimi i kulturave bujqësore, prodhimet e kopshtit për shitje, hortikultura; Grupi 01.2: rritja e kafshëve; Grupi 01.3: kombinimi i kultivimit të kulturave bujqësore dhe rritjes së kafshëve (aktivitete bujqësore të përziera); Grupi 01.4: Aktivitete shërbyese bujqësore dhe për mbarështimin e kafshëve, përveç shërbimeve veterinare; Grupi 01.5: Gjuetia
      1. Llogaritë Ekonomike për Bujqësi ofrojnë një gamë të gjerë të treguesve të aktiviteteve ekonomike në sektorin e bujqësisë: prodhimin, konsumin e ndërmjetëm, vlerën e shtuar bruto, vlerën e shtuar neto, kompensimin e punëtorëve, taksat dhe subvencionet në prodhim, tepricën operative neto ose të ardhurat e përziera neto, të ardhurat e pronës, të ardhurat neto sipërmarrëse, etj me çmime bazë dhe konstante. Përkufizime dhe shpjegime: LLEB përfshin: + Vlera e prodhimeve bimore + Vlera e prodhimeve blegtorale + Të ardhurat nga shërbimet bujqësore = Prodhimi i përgjithshëm bujqësor - Konsumi i ndërmjetëm = Vlera e shtuar bruto - Konsumi i kapitalit fiks = Vlera e shtuar neto + Subvencionet tjera mbi prodhimin = Të ardhurat faktor - Kompensimi i punëtorëve = Teprica operative neto - Qiraja - Interesi = Të ardhurat neto sipërmarrëse Vlera e shtuar neto e prodhimit primar bujqësor mat vlerën e krijuar nga të gjitha njësitë bujqësore, pas konsumit të kapitalit fiks. Vlera e shtuar bruto e prodhimit primar bujqësor mat rezultatet e prodhimit. Paraqet dallimin midis vlerës së prodhimit dhe vlerës së konsumit të ndërmjetëm.
      1. Ekonomitë familjare bujqësore dhe subjektet juridike që merren me aktivitete bujqësore, qoftë si aktivitet primar, sekondar apo aktivitet tjetër.
      1. Varësisht prej burimeve të të dhënave në dispozicion, popullsia statistikore përfshinë Ekonomitë Familjare Bujqësore dhe Subjektet Juridike të cilat gjatë vitit bujqësor merren me aktivitete bujqësore (kultivimin e tokës me kultura bujqësore dhe rritjen e bagëtisë). Për periudhën 2005-2009, 2012-2013 burimi i të dhënave ishte Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore, e cila në terren realizohet përmes mostrës së rëndomte, dy shtresore. Për vitin 2014 burim i të dhënave ishte Regjistrimi i Bujqësisë 2014, i cili në terren është realizuar si vijon: në zonat rurale janë vizituar ekonomitë familjare derë-me-derë, ndërsa në zonat urbane vetëm ato ekonomi familjare, të cilat gjatë Regjistrimit të Popullsisë 2011 kanë deklaruar se merren me aktivitete bujqësore. Për vitin 2010-2011 të dhënat e LLEB janë bazuar në vlerësimin e ekspertëve, në mungesë të burimeve të të dhënave.
      1. Kosova (niveli kombëtar).
      1. Për Llogaritë Ekonomike për Bujqësi janë në dispozicion të dhënat në vazhdim: Llogaritë Ekonomike për Bujqësi prej vitit 2005 – vlerat me çmime të prodhimit Llogaritë Ekonomike për Bujqësi prej vitit 2005 – vlerat me çmime aktuale Llogaritë Ekonomike për Bujqësi prej vitit 2005 – vlerat me çmime konstante.
      1. Nuk aplikohet.
      1. Të dhënat e Llogarive Ekonomike për Bujqësi prezantohen në: - Milion EUR, duke përfshirë vlerat me çmime të prodhimit, çmime aktuale dhe me çmime konstante Të dhënat për fuqinë punëtore në bujqësi prezantohen në: - Njësi Vjetore Pune (NJPV) Statistikat e Njësisë së Vlerës prezantohen në: - 1 000 ton (sasitë) EUR/ton (njësia e vlerës)
      1. Periudha e referimit është viti kalendarik. Periudha e referimit është e lidhur me kohën për prodhim dhe përdorim, por nuk është e nevojshme që të korrespondoj patjetër edhe me kohën për shitje dhe blerje.
      1. Njësitë statistikore, personat fizikë dhe juridikë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një personalitet ligjor, janë të detyruar që t'i të japin ASK-së dhe prodhuesve të tjerë të statistikave zyrtare informacion të plotë, të azhurnuar dhe të vërtetë në formën e duhur, me kohë dhe pa pagesë të përcaktuara nga prodhuesi i statistikave zyrtare, definuar në nenin 2, Ligji Nr 04/L-036 për STATISTIKA ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Në nivel evropian, akti kryesor ligjor është Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 577/98.
      1. Nuk aplikohet.
      1. "Agjencia do të sigurojë që të dhënat individuale të mbledhura për qëllime statistikore, të mbledhura nga persona fizikë ose juridikë, apo organet dhe organizatat e administratës publike (më tej "Respodentët"), të trajtohen në mënyrë rreptësishtë konfidenciale dhe të përdoren vetëm për qëllime statistikore. Ligji 04/L-036, Neni 34. "Të gjithë të anketuarit (respodentët) janë të detyruar, në pajtim me ligjin në fuqi, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhëna në kohë dhe me saktësi statistikore në Agjenci, dhe të bashkëpunojnë me Agjencinë për të verifikuar saktësinë e të dhënave të mbledhura. LIGJI Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Neni 21: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. Qasja në të dhënat konfidenciale do t’u lejohet vetëm personave të cilët janë përgjegjës për prodhimin e statistikave zyrtare deri në atë nivel që këto të dhëna janë të nevojshme për prodhimin e statistikave. Neni 37, Ligji Nr 04/L-036: http://ask.rks-gov.net/media/2023/ligji-per-statistikat-zyrtare-te-republikes-se-kosoves.pdf
      1. ASK publikon çdo vit një kalendar paraprak të publikimeve për të gjitha publikimet për vitin aktual. Kalendari është i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ASK-së.
      1. http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/lajme/kalendari-i-publikimeve
      1. Politika e përgjithshme është se para publikimit të statistikave në faqen e internetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëshohet një deklaratë për shtyp, e cila është në dispozicion edhe në faqen e internetit, për të informuar përdoruesit dhe mediat. Të gjithë përdoruesit kanë qasje në të dhëna në të njëjtën kohë.
      1. Shpërndarja e të dhënave është vjetore.
      1. Njoftimet për shtyp janë on-line në kohën e shpërndarjes së të dhënave.
      1. Publikimet e ASK-së, tabelat dhe materialet për njoftim për shtyp, janë gjithmonë në dispozicion në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.
      1. ASK ka bazën e të dhënave online: http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/pxweb/sq/askdata/?rxid=48d7fed2-90d9-4873-8854-c1e793ecafad
      1. Përdoruesit nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në mikro-të dhënat, por me ligj studiuesit/hulumtuesit dhe institucionet mund të kërkojnë qasje përmes ASK-së.
      1. Të dhënat për statistikat e arsimit publikohen edhe në Vjetarin Statistikorë të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/3636/vjetari_statistikor_i_republikës_-së_-kosovës_-2017_-final.pdf . Rezultatet e LLEB po ashtu publikohen në Raportin e Gjelbër në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
      1. Një shpjegim i shkurtër lidhur me përkufizimet, konceptet kryesore dhe shpjegimet metodologjike për përdoruesit paraqitet në publikimin e të dhënave "Llogaritë Ekonomike për Bujqësi 2016": http://ask.rks-gov.net/media/3644/llogarite-ekonomike-per-bujqesi_2016.pdf
      1. ASK është e angazhuar për sigurimin e cilësisë në prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në "LIGJIN Nr. 04/L-036 PЁR STATISTIKAT ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, ASK përdor metoda dhe procese statistikore në përputhje me parimet dhe standardet shkencore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe kryen analiza të vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e statistikave të përditësuara. Në kryerjen e detyrave të saj, ASK ndjek parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). ASK ka zhvilluar një Deklaratë të Cilësisë e cila gjendet në faqen e internetit të ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1889/deklarata-e-cilësisë.pdf. Dokumenti përmban njëmbëdhjetë parime, në përputhje me parimet e CoP, si pavarësia profesionale dhe konfidencialiteti statistikor, në të cilat bazohet puna e ASK-së.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Gjatë vitit 2017 Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”.
      1. LLEB pasqyrojnë volumin e sektorit të bujqësisë me të dhëna themelore, të nevojshme për hartimin dhe vlerësimin e politikave bujqësore në nivel kombëtar. Rezultatet e LLEB përdoren nga: Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Statistikave të Kosovës (Llogaritë Kombëtare, Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore, Statistikat e Çmimeve në Bujqësi, Statistikat e Mjedisit), Fakulteti i Bujqësisë, shoqatat e fermerëve, hulumtuesit, gazetarët, studentët, etj.
      1. Njëra ndër elementet kyçe për të siguruar cilësinë e të dhënave statistikore është matja e kënaqshmërisë së përdoruesve. Anketa ka për qëllim që të grumbulloj informacion të plotë mbi nevojat dhe kërkesat e përdorueseve dhe shfrytëzuesve të të dhënave zyrtare statistikore. Me anë të kësaj ankete shfrytëzuesit e të dhënave statistikore kanë shprehur mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me pikëpamjet statistikore, kanë dhënë këshilla dhe sugjerime lidhur me nevojat e tyre për statistika si dhe për përmirësimin e këtyre të dhënave statistikore në të ardhmen. Kjo anketë është realizuar gjatë konferencës së mbajtur me shfrytëzuesit e të dhënave statistikore, të cilës u janë përgjigjur 11 shfrytëzues të këtyre të dhënave. Pyetësori ka përmbajtur 8 pyetje dhe ka përfshirë tema te ndryshme: përdorimin e të dhënave statistikore, vlerësimi i ASK-së në përgjithësi, vlerësimi i ueb faqes së ASK-së, vlerësimi i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Të dhëna më të hollësishme lidhur me këtë ankete mund gjeni në ueb faqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net/media/1904/raporti-i-anketes-së-knaqeshmërisë-së-përdoruesve.pdf
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Viti referues - nga 01 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016. Afati kohor - 06 nëntor 2017.
      1. Vonesa në kohë është 0.
      1. Statistikat i referohen nivelit kombëtar.
      1. Nuk ka ndërprerje të serive kohore.
      1. Nuk është në dispozicion.
      1. Të dhënat kontrollohen para se të finalizohen. Kontrollohen gjithashtu lidhjet midis variablave dhe koherenca në seri e tyre. Të dhënat janë koherente në aspektin e brendshëm.
      1. LLEB përpilohen kryesisht duke përdorur statistika të tjera dhe të dhëna administrative. Të dhënat mblidhen në mënyrë elektronike dhe për prodhimin e këtij treguesi është i ngarkuar një person nga Zyra qendrore e ASK-së.
      1. Në ASK nuk ka politika të rishikimit.
      1. Gjatë vlerësimit të vitit 2010-2011 është përdorur kryesisht metoda e trendëve dhe mesatarja për vitet paraprake. Ndërsa, gjatë rishikimit të të dhënave për vitin 2010-2011 është përdorur kryesisht metoda straight-line method, duke u bazuar në rezultatet e vitit 2009 dhe 2012 (AESHB).
      1. Burimet e të dhënave për hartimin e LLEB janë: • Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore: o Kulturat bujqësore - sipërfaqja dhe prodhimi i kulturave bujqësore, shfrytëzimi i prodhimit (për konsum familjar, ushqim për kafshë, shitje, procesim, humbje) o Blegtoria dhe produktet blegtorale - numri i kafshëve sipas llojit, numri i kafshëve të therrura, të blera dhe të shitura, prodhimi i produkteve blegtorale dhe peshat e gjalla për kafshë o Fuqia punëtore në bujqësi o Makinat dhe pasjisjet bujqësore o Shpenzimet e ndërmjetme në fermë • Statistikat e Çmimeve në Bujqësi: o Indekset e çmimeve dhe çmimet për kulturat bujqësore sipas vitit bujqësor, o Indekset Vjetore dhe çmimet për peshat e gjalla të kafshëve dhe o Indekset Vjetore për Inpute • Regjistrimi i Bujqësisë: o Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore – sipërfaqet e mbjellura me kultura bujqësore o Blegtoria - numri i kafshëve sipas llojit o Fuqia punëtore në bujqësi o Makinat, pasjisjet dhe ndërtesat bujqësore • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: o Vreshtat o Subvencionet në produkt dhe në prodhim, grantet investive dhe masat mbështetëse. • Statistikat e Tregtisë: o Importi dhe eksporti i kafshëve Vlerësimet e ekspertëve në mungesë të burimeve të të dhënave.
      1. Mbledhja e të dhënave për LLEB është vjetore. Për shkak të vlerësimit dhe rishikimit të të dhënave, kohë pas kohe kërkohen të dhëna për disa vite.
      1. Të dhënat mblidhen nga burimet e sipërpërmendura, si të dhëna të përpunuara dhe të papërpunuara, në formatin Excel.
      1. Para shpërndarjes së të dhënave kryhen kontrolle të detajuara lidhur me koherencën e brendshme të të dhënave. Po ashtu, çdo vit bëhet kontrolli i të dhënave për vitet paraprake, duke i krahasuar dhe vlerësuar trendët e zhvillimit, lëvizjet neper seri kohore dhe duke e kontrolluar cilësinë e të dhënave në rast të përdorimit të ndonjë burimi të ri të të dhënave (si p.sh. Regjistrimi i Bujqësisë 2014).
      1. ASK i harton llogaritë LLEB në nivel kombëtar në çmime aktuale dhe në çmime konstante (çmimet e vitit të kaluar për produkt). Struktura e bazës së të dhënave të LLEB është e harmonizuar me strukturën që rekomandon dhe praktikon EUROSTAT-i dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Baza e të dhënave të LLEB ndahet në tri pjesë: 1. Baza e të dhënave për kulturat bujqësore që kultivohen në Kosovë 2. Baza e të dhënave për blegtorinë dhe produktet blegtorale 3. Baza e të dhënave për shpenzimet në fermë/konsumin e ndërmjetëm Rezultatet përfundimtare që publikohen në LLEB dërgohen në EUROSTAT si në formatet e mëposhtme: LLEB - Vlerat me çmimet aktuale, LLEB - Vlerat me çmimet konstante UV me çmime të prodhimit UV me çmime bazë Sasitë.
      1. Përshtatshmëria sezonale ende nuk zbatohet.